Shikojeni parashikimin e motit me hartë

  • 25 shtator 2019 - 07:37
Shikojeni parashikimin e motit me hartë

Dita e sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe me vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-21 gradë celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Ndërsa nesër sërish priten masa të lagështa të ajrit të cilat parashihen të sjellin reshje shiu, por në sasi më të ulët krahasuar me reshjet e fundit.

Si pasojë e intensifikimit të vranësirave konvektive, pritet të ketë edhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale dhe maksimale mbeten afërsisht të ngjashme me ditën e sotme.  Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Image

(Kosova Sot Online)