“Kthesa e turpshme”, ja pse Hashim Thaçi po kërkon amnisti për mëkatet

  • 25 September 2019 - 07:42
“Kthesa e turpshme”, ja pse Hashim Thaçi po kërkon amnisti për mëkatet

“Guximi qyqarë i Hashim Thaçi, i cili tani po mundohet ta demantoj edhe vetveten për deklarimet e mëhershme që i kishte bërë për gatishmërinë e tij për korrigjim, për ndryshim të kufijve, madje duke thënë se ai "nuk ka fare nostalgji për kufijtë e Rankoviqit, duke aluduar në veriun e Kosovës,.por unë gjithmonë respektoj të drejtën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që t’i bashkëngjiten Republikës së Kosovës, pa u cenuar asnjë centimetër i territorit të Kosovës", e dëshmojnë katandisjen dhe dështimet e tij politike”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Duke parë ndryshimin e madh të qëndrimit publik të Hashim Thaçit, sa i takon dialogut me Serbinë dhe opsionit të marrëveshjes eventuale që do të dilte nga ky dialog, për të cilin Thaçi deri para pak ditës fliste edhe për shkëmbim territoresh, e që tani thotë se kjo temë sipas një deklarimi të fundit thotë se nuk paska qenë në tavolinë të bisedimeve, se kurrë nuk është diskutuar, analistët politikë po e shohin këtë ndryshim qëndrimi, kthesën më të turpshme të Hashim Thaçit që e kanë parë ndonjëherë në karrierën e tij të deritanishme politike.

Image
Florim Zeqa

Këtë vlerësim e ka edhe analisti politik, Florim Zeqa sipas të cilit, kreu i shtetit është shkelësi kryesor i Kushtetutës, që aq shumë e propagandoi idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë deri sa hasi në kundërshtimin e fuqishëm të miqve të mëdhenj të Kosovës, tani me këtë ndryshim të përshkallëzuar të qëndrimit, sikur po provon të kërkojë amnisti për të gjitha mëkatet që ka bërë, duke luajtur me fatin e shtetit të Kosovës.

“Kthesa e turpshme e Hashim Thaçit, nuk mund t'ia lajë atij mëkatet dhe as amnistojë dëmet që i ka shkaktuar Kosovës në rrafshin politik e diplomatik, kthesa e turpshme nuk mund t'ia amnistojë dëmin që i shkaktojë Kosovës në dialogun e Brukselit, produkt i së cilës na dolën; "Zajendica", Gjykata Speciale, Demarkacioni me Malin e Zi dhe ideja për shkëmbim territoresh me Serbinë. Përderisa tri të parat kanë kaluar në Kuvendin e Kosovës, kjo e fundit nuk erdhi në shprehje për shkak të presionit ndërkombëtar, ku planit ruso serb po i kundërvihen gjithnjë e më shumë zëra në rrafshin e diplomacisë ndërkombëtare me fuqi vendim marrëse strategjike rajonale e më gjerë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Zeqës, kreu i shtetit të Kosovës po e sheh ashiqare që po rrezikon ta përfundojë karrierën politike me turpin më të madh, pasi ideja e tij dhe Vuqiqit për pazar me territore, ka filluar të kundërshtohet gjithnjë e më fuqishëm nga vendet me ndikim vendimmarrës në rendin botëror, prandaj ka zgjedhur rrugën e pendimit, mohimit të asaj për çka është angazhuar deri më tani.

“Kur tashmë plani ndarës po kundërshtohet nga të gjithë, Hashim Thaçi thotë se "çështja e kufijve kurrë nuk ka qenë temë e bisedimeve në asnjë takim të nivelit të lartë diplomatik“, duke harruar se gjithçka që ka thënë ai me gojën e tij është e shkruar dhe filmuar, prandaj kot po “interpreton si gramafon, duke akuzuar mediet dhe rivalët politik, që kinse i kanë keqpërdoruar deklaratat e tij për konsum elektoral. Thaçi po mundohet të harron vetëm për vetën e tij, por jo edhe për opinionin e gjerë, se në të gjitha takimet me Vuçiqin në Bruksel, temë bosht të bisedimeve e ka pasur çështjen e kufijve dhe integritetin territorial, shkëmbimin e territoreve dhe ndarjen e pjesës veriore të Kosovës”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Madje ai thotë se kjo mënyrë veprimi është ndër më të ulëtat me të cilat mundë të vlerësohet personaliteti dhe karakteri i një burrështetasi, i cili fare lehtë bije pre e shantazheve të ndryshme e , pastaj ndërron mendje dhe mohon rrugën e gabuar në të cilën ishte nisur.

“Guximi qyqarë i Hashim Thaçi, i cili tani po mundohet ta demantoj edhe vetveten për deklarimet e mëhershme që i kishte bërë për gatishmërinë e tij për korrigjim, për ndryshim të kufijve, madje duke thënë se ai "nuk ka fare nostalgji për kufijtë e Rankoviqit, duke aluduar në veriun e Kosovës,.por unë gjithmonë respektoj të drejtën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që t’i bashkëngjiten Republikës së Kosovës, pa u cenuar asnjë centimetër i territorit të Kosovës", e dëshmojnë katandisjen dhe dështimet e tij politike”, shtoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Derisa faktet janë të freskëta për atë që është angazhuar Hashim Thaçi, sipas analistit Zeqa, ai duhet të ndjen turpin jo vetëm para qytetarëve të Kosovës, por edhe para qytetarëve shqiptar në Luginën e Preshevës, të cilët po ashtu i vuri në lojë dhe lajthitje me angazhimin e tij kinse për bashkim me Kosovën, por në dëm të anës tjetër, veriut të Kosovës që është nën sovranitetin e garantuar me kushtetutë dhe njohje ndërkombëtare.

“Për rrezikimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, dhe mashtrimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Hashim Thaçi duhet ta ndjejë vetën fajtorë e jo të krekoset me deklarata turpi, sepse turpi dhe marrëzia nuk mbulohen me shtrembërim faktesh dhe as krenari falco dhe mashtruese”, përfundoi Zeqa për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)