Alarmon Tomë Gashi: Vetëm kjo gjë mund ta ndryshojë Kosovën

  • 25 September 2019 - 07:49
Alarmon Tomë Gashi: Vetëm kjo gjë mund ta ndryshojë Kosovën

”Ata e konsideruan Kosovën si shtet privat të tyre, të partisë politike nga e cila vinin në pushtet, të grupeve të interesit për të përfituat benefite të paparamenduara në një shtet normal", tha Gashi për "Kosova Sot Online".

imit Evropian ka deklaruar se Kosova ka mbetur prapa me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Gjithashtu është bërë e ditur se Kosova ka hequr dorë nga anëtarësimi në INTERPOL.

E sipas analistëve politikë, Kosova ka mbetur prapa në rrugën e saj drejt integrimit në BE, dhe kjo si pasojë e politikanëve të kriminalizuar, në këtë vend po u shkatërrohet e ardhmëria nga politikan që kanë si qëllim vetëm interesin personal dhe udhëhiqet prej politikbërësve skandaloz.

E në lidhje me këtë temë, për "Kosova Sot Online" ka folur avokati i njohur, Tomë Gashi.

Gashi tha se që nga viti 1999, e në veçanti nga shpallja e pavarësisë së Kosovës kur politikanët kanë marrë përgjegjësi për të udhëhequr shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës, kanë keqpërdorur detyrat e tyre.

"Politikanët në vend që të punojnë për të mirën e shtetit në të vërtetë që të gjithë, dikush ma pak e dikush më shumë i keqpërdorën pozitat e tyre duket e zhvatur Kosovën në 1001 mënyra. Ata e konsideruan Kosovën si shtet privat të tyre, të partisë politike nga e cila vinin në pushtet, të grupeve të interesit për të përfituat benefite të paparamenduara në një shtet normal", tha Gashi për "Kosova Sot Online".

Tutje, ai tha se politikanët ksovarë e kanë trajtuar shtetin e Kosovës si të ishte pronë private e tyre, dhe kështu po vazhdon edhe tani.

"Aq janë dhe kanë qenë të kriminalizuar politikanët e lartë të Kosovës sa që ne jemi mbet si shtet, si nj provincë e errësuar e Evropës dhe jo që na kanë vjedh për 20 vite, por na kanë vjedh ardhmërinë, për këtë arsyeje janë edhe reagimet për Marrëveshja e Stabilizimit Asocimit (MSA), po ashtu edhe reagimet për INTERPOL këto reagime janë për mbetjen e Kosovës në qoshen e turpit të Evropës, jo për shkak të popullit, por për shkak të politikaneve grabitës të ardhmërisë sonë", tha me tej Gashi.

Sipas tij, nuk duhet të lejohen më politikanët kosovarë të keqpërdorin qytetarët edhe më tej me të njëjtat figura në politik tash e sa vite. 

Sipas Gashit, vetëm partitë që nuk janë provuar të jenë në pushtet, mund ta bëjnë ndryshimin në Kosovë.

"E vetmja shpresë mbetet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) që të vie në pushtet së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) të formojnë qeverinë e shpëtimit, gjërat më në fund do të fillojnë të ecin për së mbari", shtoi Gashi për "Kosova Sot Online".

Më tej, ai tha se fundi i fundit edhe SHBA-të edhe NATO e ka bombarduar Serbin për të çliruar Kosovën.

"ShBA dhe NATO e ka bombarduar Serbin për ta shpëtuar popullin shqiptar nga okupimi i Serbisë dhe na ka çliruar nga Serbia. Por ShBA dhe NATO nuk na ndërroi. Politikanët e korruptuar dhe te paaftë, këtë duhet ta bej populli me votën e lirë me 6 tetor", përfundoi Gashi për "Kosova Sot Online".

Ndryshe, Marrëveshja e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së, Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asocimit, MSA, hyri në fuqi në prill 2016.

(Kosova Sot Online)