Simboli që i “vuri flakën” rrjeteve sociale! Çfarë kuptimi kishte merimanga e gjyqtares që rrëzoi vendimin e kryeministrit britanik?

  • 25 September 2019 - 12:17
Simboli që i “vuri flakën” rrjeteve sociale! Çfarë kuptimi kishte merimanga e gjyqtares që rrëzoi vendimin e kryeministrit britanik?

Lady Hale, kryetarja e Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar, shkaktoi një tërmet në politikën britanike me vendimin se lëvizja e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin e parlamentit britanik ishte e paligjshme.

Gjykata vendosi që për rrjedhojë, pezullimin 5 javor ta cilësonte si të pavlefshëm.

Por përpos vendimit, përcjell gsh, ajo që bëri shumë bujë në mediat sociale ishte diçka e vendosur në rrobat e Hale, e cila ngjasonte me një merimangë e madhe dhe të gjithë ishin kuriozë përse 74 vjeçarja kishte bërë një zgjedhje të tillë. 

Disa vëzhgues mendojnë se Hale nuk e përdori më kot atë lloj “zbukurimi”, por ka dashur të përcjellë një mesazh.

Pyetja që “përmbyti” Twitterin pas dhënies së vendimit ishte: Çfarë u përpoq të na thoshte Brenda Hale me merimangën e saj?”.

Madeleine Albright, sekretare shteti në kohën e presidencës së Bill Clintonit, i përdoret shpesh karficat për të dërguar mesazhe të fshehta.

(Kosova Sot Online)