Vjen goditja e radhës për Pacollin: Ky është fokusi i tij kryesor me Rusinë

  • 25 September 2019 - 13:02
Vjen goditja e radhës për Pacollin: Ky është fokusi i tij kryesor me Rusinë

"Fokusi i Pacollit është marrëveshje me Rusinë, për ndërtime të egra dhe të lehta në Kazakistan, ndonjëherë e pyes veten , pse Behgjet Pacolli nuk investon edhe në Kosovë për ta rindërtuar Kosovën? Pse gjithmonë këta biznesmen investojnë në një shtet armik?", tha Grapci.

Sipas analistëve politikë, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është "zhdukur" në këtë kohë fushate paraelektorale dhe ndoshta ai tashmë i ka në terren "pazarxhinjte" që ia blejnë votat nëpër Kosovë, përderisa ai po shihet nëpër vende të ndryshme të botës së bashku me "dostin" e tij, Hashim Thaçin.

Analistët thonë se Pacolli e ka shndërruar edhe hotelin e vet në hotel ku janë të stacionuar dhe qëndrojnë tërë kohën jo vetëm mafiozët e politikës dhe nëntokës kriminale, por edhe spiunet e Rusisë, çdo herë që vinë në Kosovë dhe rehatohen në hotelin e Behgjet Pacollit, siç ishte rasti i fundit më narkotrafikantin e kërkuar nga Interpol’i, Enrique Rais’in.

Duke folur lidhur më këtë, analisti politik, Dardan Grapci tha se mandatin e kaluar, Pacolli ka pasur skandale në ministrin e tij.

Image
Dardan Grapci

"Behgjet Pacolli ka qenë skandal gjatë mandatit të tij ministër i jashtëm, edhe do mbahet në mend nga populli për këtë. Fushatat zgjedhore ai ka vetëm lojë, sepse ai nuk merret e asnjëherë nuk është marrë me lobime, apo takime me qytetarë për të bërë fushatë të drejtpërdrejtë me popullin, por gjithmonë kryetarët e degëve apo anëtarët e partisë se tij kanë qenë ata që luajshin rolin e tyre, duke kërkuar vota nëpër çdo cep të Kosovës", tha Grapci për "Kosova Sot Online".

Sipas Grapcit, Pacolli është i fokusuar në marrëveshjen me Rusinë.

"Fokusi i Pacollit është marrëveshje me Rusinë, për ndërtime të egra dhe të lehta në Kazakistan, ndonjëherë e pyes veten , pse Behgjet Pacolli nuk investon edhe në Kosovë për ta rindërtuar Kosovën? Pse gjithmonë këta biznesmen investojnë në një shtet armik?", shtoi Grapci. 

Tutje, Grapci deklaroi se AKI duhet të japë përegjegjesi për spiunet që hyjnë në Kosovës, e të cilër sipas analistëve rehatohen ne hotelin e Behgjet Pacollit.

"Hoteli i Pacollit është i hapur për çdo person, këtë e them nga pikëpamja ime personale, por në qoftë se me të vërtetë po mbron në hotelin e tij spiunët rus, atëherë do ishte mirë që AKI-ja të jep përgjegjësi se si kanë hyrë ata në Kosovë, edhe pse po u lejohet disa spiuneve rus hyrja në Kosovë", përfundoi Grapci për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)