Kina akuzohet për vrasje të pakicave dhe nxjerrje të organeve të tyre

  • 25 September 2019 - 14:25
Kina akuzohet për vrasje të pakicave dhe nxjerrje të organeve të tyre

Në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, qeveria kineze është akuzuar se po ua merr organet njerëzve të përnjekur për arsye të përkatësisë së tyre etnike dhe fetare dhe se kjo gjë është duke ndodhur në masë industrial.

Duke folur në selinë kryesore të këtij këshilli në Gjenevë të martën, avokati Hamid Sabi i prezantoi gjetjet e Tribunalit për Kinën, i cili është organ i pavarur që merret me hetimin e dyshimeve për marrje të detyruar të organeve.

Avokati Sabi tha në këtë këshill se shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara e kanë obligim ligjor që të marrin masa pas raportit përfundimtar, sipas të cilit kryerja e krimeve kundër njerëzimit ndaj komuniteteve Falun Kong dhe ujgurëve është dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm.

Në hulumtimin e tribunalit thuhet se ekzistojnë dëshmi të qarta se Kina ka vrarë njerëz dhe ka marrë organe nga grupi Falun Gong për të paktën 20 vjet dhe se një gjë e tillë është duke vazhduar edhe sot.

Përpos këtij grupi, tribunali tha se ka gjetur dëshmi se viktima të marrjes së organeve kanë qenë edhe ujgurët myslimanë, banorët e tibetit dhe pjesëtarët e disa sekteve të krishtera, shkruan “Independent”.

(Kosova Sot Online)