Akuza e rëndë për Kadri Veselin: Trego kush futi në lista të veteranëve edhe ish UDBASH-ët e Serbisë

  • 25 September 2019 - 17:05
Akuza e rëndë për Kadri Veselin: Trego kush futi në lista të veteranëve edhe ish UDBASH-ët e Serbisë

“Kush i fryu këto lista të veteranëve? Kush i bëri veteran UDBASH-ët e Serbisë? Kush i bëri veteran këlyshët e Jovica Stanishiqit? Jepni përgjigje ju se si e vodhët shtetin, si e vodhët buxhetin e shtetit; përse i bëtë veteran ata vetëm që të blini votën”, tha Badallaj.

Analistët politik ë përcjellës hap pas hapi të fushatës elektorale të pretendentëve kryesor për pozitën e kryeministrit, vazhdojnë ta vlerësojnë me notën me negative fushatën të cilën po e zhvillon Kadri Veseli dhe PDK-ja.

Image
Reshat Badallaj

Një konstatim të tillë e jep për “Kosova Sot Online”, analisti Reshat Badallaj, sipas të cilit kreu i PDK-së, Kadri Veseli është në top listën e kandidatëve për kryeministër që jep zotimet dhe premtimet e tij banale elektorale.

Veseli ka premtuar së fundi se si PDK-ja do të luftoj pa kompromis abuzimet dhe shpërdorimet, duke ndërmarrë hapa konkretë për ta zgjidhur njëherë e mirë edhe çështjen e mashtruesve që janë futur në mënyrë abuzive në listat e veteranëve.

E lidhur me këtë, analisti Badallaj e përqeshë Kadri Veselin, duke i rikujtuar atij se në një debat parlamentar, ishte vetë kreu i PDK-së, Kadri Veseli i cili pati pranuar aso kohe se të gjitha grupet parlamentare, të gjitha partitë politike kanë hisen e vetë në fryrjen e listës së veteranëve, pra në futjen në listë të atyre që nuk e meritojnë, e që shkoi deri në trefishimin e numrit nga ai që është numër real.

“Dhe, merreni me mend dhe hajt e me bindni mua se ky Kadri Veseli, me këta nuk janë vagabond e shkuar vagabondëve, nuk janë banditë shkuar banditëve dhe këtu do bëjmë vetëm një pyetje të thjeshtë dhe shumë logjike: Kush i fryu këto lista të veteranëve? Kush i bëri veteran UDBASH-ët e Serbisë? Kush i bëri veteran këlyshët e Jovica Stanishiqit? Jepni përgjigje ju se si e vodhët shtetin, si e vodhët buxhetin e shtetit; përse i bëtë veteran ata vetëm që të blini votën”, thotë Badallaj duke akuzuar ndër të parët edhe vetë Kadri Veselin për këtë skandal, që u bë temë hiq më pak se dy vjet nëpër mediet e Kosovës dhe jashtë saj.

Prandaj, Badallaj thotë se edhe ky zotim i Veselit, është një prej tyre që nuk i beson populli, sepse edhe po ta thotë një gjë të besueshme e realizueshme, kur thuhet nga KadrI Veseli, nuk e beson asnjë njeri serioz pasi t’i kujtohet e kaluara e tij e papastër.

“Populli është i tej ngopur me mashtrime të matrapazëve, rrenacakëve, krye hajnave të këtyre krye banditëve të bandave politike. I njëjti biçim është edhe Kadri topuzi. Ju betohem se edhe mua me vjen turp ka flasin dhe lehin këta krye mafioz dhe japin premtime boshe, e atyre nuk ju vjen fare turp të guxojnë të hapin gojën para popullit dhe t´ia shohin surratin”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Madje Badallaj i drejtohet Veselit duke i treguar se ai është vetë në top listën e shpërdoruesve të ligjit dhe të bërjes së të gjitha të zezave në Kosovë, e që tani kinse zotohet të heq dorë nga të bërat e tilla të së kaluarës.

“Ti faqja zezë Kadri topuzi me uthull, a e din se sa kusure i ke borxh Kosovës. Kadri topuzi është nepërkë që fshihet nën gjethe, prandaj nuk duhet besuar, sepse ky llafazan shitet shtrenjtë për ata që nuk e njohin, ky kot fol sertë dhe serbes sa për të mashtruar popullin. Por, populli është mbushur mend dhe ja ka vënë gishtin kokës dhe nuk do të votojnë asnjë krye banditë të këtyre bandave politike. A janë të njëjtët kryehajna dhe krye vagabondë që nga pas lufta dhe deri më sot”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)