Dogji burrin të gjallë me benzinë, kjo është arsyeja

  • 25 September 2019 - 21:35
Dogji burrin të gjallë me benzinë, kjo është arsyeja

Vanesa Jackson është emri i gruas 40 vjeçare, e cila është arrestuar për sulm dhe kanosje jete, pasi leu me benzinë dhe dogji të gjallë bashkëshortin e saj 52 vjeçarin Vincent Philips.

40 vjeçarja priti derisa bashkëshortin e saj ta zinte gjumi, më pas i derdhi përsipër benzinë, dhe pa e kuptuar ai ende i hodhi një shkrepse të ndezur.

Gruaja pranoi aktin e kryer dhe tha se zgjodhi ta digjte të gjallë, pasi ta  vriste me armë do të ishte shumë e thjeshtë dhe se burri i saj nuk e meritonte një vdekje të shpejtë dhe të thjeshtë. Sipas saj, ai përdhunonte vajzën 7 vjeçe dhe meritonte të vdiste.

Vincenti nuk ka vdekur gjatë zjarrit, por trupi i tij ka djegie të shkallës së rëndë gjithësesi ai do të akuzohet për pedofili dhe abuzim seksual me të miturit.

(Kosova Sot Online)