Vuciq e takoi Trump, e mbuloi me lajka: SHBA’të duan të zgjidhin nyjën kosovare

  • 26 September 2019 - 08:01
Vuciq e takoi Trump, e mbuloi me lajka: SHBA’të duan të zgjidhin nyjën kosovare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, arriti të takoj Presidentin Amerikan, Donald Trump për diku 1 minutë, deklaroi se në Serbi më së shumti pas polakëve, sipas tij, kjo një deklaratë patetike duke e ditur se kjo nuk përkon fare me realitetin. Ai edhe e ftoi në Beograd për vizitë Presidentin Trump. Nuk e lëshoi rastin të ngacmoj përsëri Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi

Në përpjekjen e tij të fundit për të luajtur modestin në publikun serb duke ulur pritjet e tyre për suksesin e Serbisë në rrafshin diplomatik ai deklaroi se nuk duhet bërë spektakël arrita të bisedoj me të jo më shumë se një minutë.

Vucic tha për televizionin serb Tv Pink, që po e ndjek hap pas hapi në New York se “SHBA’të janë të interesuara të zgjidhin nyjën kosovare dhe nuk duan që konflikti i ngrirë të vazhdoj edhe një dekadë. Ai vazhdoi me lajkat duke thënë se me “amerikanët mund të bisedohet arsyeshëm dhe me mirëkuptim”.

“Mund të shtroni idetë dhe zgjidhjet tuaja. Pa marrë parasysh nëse pranohen apo jo, ata duan të ju dëgjojnë”.

Një deklaratë që e bëri presidenti serb Vucic bie në sy sa i përket lajkave të tij ndaj amerikanëve duke thënë se “E ftova të vjen në Serbi. Atë serbët më së shumti e duan, pas polakëve”. Se sa është i popullarizuar presidenti amerikan tek serbët nuk mund të dallojë nga perceptimi i popullatës serbe për qëndrimet amerikane, që janë negative në shumicë. Këtë përpjekje për të bindur publikun serb se kanë mbështetje nga ta duke u shfaqur modest po e kritikojnë edhe opozita serbe duke u tallur se tani Vucic po bën diplomaci me ‘like’.

Vucic i hidhëruar si duket me lehtësinë se si po i kthen presidenti kosovar Thaçi ngacmimet e tij gati i hidhëruar i kujtoi atij se Serbia është anëtare e OKB’së e Kosova jo. Këtë duhen ta kenë parasysh këtë kur mendojnë për kompromis, shtoi Vucic.

Vucic e Thaçi po japin një show diplomacie me siguri dhe kjo do të vazhdojë si duket me thumbimet ndaj njëri tjetrit. Radhën e ka Vucic i cili tha se: Un ë flas në sallën e madhe të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së nesër. E pyetja ime është se kur do të flasësh ti Hashim? Kurrë pra, hyre nga dera apo jo, Serbia është në OKB, e ju nuk jeni siç e dini mirë, kështu që mendoni se a doni kompromis” tha Vucic.

Vuci ka nisur thumbimet që para nisjes për në New York duke përsëritur disa herë se kosovarët vërtiten korridoreve, tallje kjo e përsëritur shpesh dhe e harxhuar ka kohë. Kosovës nuk ju ka mohuar përfaqësimi në OKB deri tani dhe fjalët e diplomatëve kosovarë janë dëgjuar aq sa ju është dëgjuar atyre serbë.

(Kosova Sot Online)