Super shefi që do t’ua bëjë punëtorëve rrogën 10,000 dollarë, ka plane të ‘çmendura’ për të ardhmen

  • 26 September 2019 - 09:17
Super shefi që do t’ua bëjë punëtorëve rrogën 10,000 dollarë, ka plane të ‘çmendura’ për të ardhmen

Dan Price, i cili drejton një kompani që merret me karta krediti, i ka lënë pa fjalë punonjësit e tij kur u tregoi se planifikon që tua ngrejë rrogën me 10,000 dollarë.

Pasi ndërruan ambientet e kompanisë, drejtuesi Price shkoi t’i përshëndeste punonjësit dhe gjithashtu për t’u dhënë lajmin e mirë.

Përpara lëvizjes së fundit, punonjësit e kësaj kompanie fitonin nën 30,000 dollarë. Tashmë, pritet që punonjësit që fitojnë 40,000 dollarë në vit, paga minimale e kompanisë, do të marrin një rritje prej 10,000 dollarësh. Kompania synon gjithashtu që deri në vitin 2024 paga minimale të shkojnë 70,000 dollarë në vit.
 

Image

Duke folur për ABC7 News, Price tha: “Jam lodhur duke qenë pjesë e problemit, dua të jem pjesë e zgjidhjes. Më parë unë fitoja 1 milionë dollarë në vit ndërsa njerëzit që punonin për mua fitonin 30,000 dollarë në vit dhe kjo nuk është e drejtë. Unë po e ushqeja problemin.”

Sipas Price, rritja e pagës do t’i lejojë punonjësit e tij, që të bëjnë zgjedhje që janë në përputhje me vlerat e tyre duke mos qenë të varur nga paratë.

(Kosova Sot Online)