Bletët vonojnë nisjen e aeroplanit, ‘pushtuan’ dritaren e kabinës

  • 26 September 2019 - 09:40
Bletët vonojnë nisjen e aeroplanit, ‘pushtuan’ dritaren e kabinës

Fluturimi me numër 743 i Air India, i planifikuar të niset nga Kalkuta, u vonua për mbi dy orë pasi një tufë bletësh u ngjitën në dritaren e kabinës së aeroplanit.

Bletët penguan pamjen e pilotëve që nuk arritën t’i largojnë me ndihmën e pastruesit të xhamit.

Kur jemi te zgjedhjet, zgjedh më të mirin – Dacia Duster për vetëm 147€ në muaj. Tufa e bletëve u hoq me sukses vetëm kur zjarrfikësit në aeroport përdorën topa uji, raporton CNN.

Avioni tashmë ishte 90 minuta me vonesë për shkak të vështirësive teknike, dhe më pas bletët u siguruan udhëtarëve dhe ekuipazhit një orë shtesë të shqetësimit. Pas incidentit, aeroporti u kontrollua plotësisht dhe nuk u gjetën koshere bletësh.

(Kosova Sot Online )