Vazhdon dita e dytë e fushatës

  • 26 September 2019 - 09:44
Vazhdon dita e dytë e fushatës

Sot në Kosovë vazhdon dita e dytë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Dje të gjitha partitë politike të cilat do të garojnë në zgjedhje kanë bërë hapjen e fushatës parazgjedhore.

Fushata e nisur dje përfundon më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869.

Gjatë 10-ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike kërkohet që të zhvillojnë fushatë të qetë.

(Kosova Sot Online)