Burri nga Istogu e rreh motrën

  • 26 September 2019 - 11:00
Burri nga Istogu e rreh motrën

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se dje në Komunën e Istogut kanë arrestuar një person, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)