Arrestohet gjakovari pasi ushtron dhunë psikike ndaj gruas

  • 26 September 2019 - 11:04
Arrestohet gjakovari pasi ushtron dhunë psikike ndaj gruas

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Gjakovë një burrë pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes-viktimës femër K-Shqiptare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)