Mashtroi 10 biznesmenë për 900 mijë euro, dënohet me 6.8 vite burg stomatologia Duka

  • 26 September 2019 - 11:22
Mashtroi 10 biznesmenë për 900 mijë euro, dënohet me 6.8 vite burg stomatologia Duka

Gjykata e Apelit të Durrësit jep vendimin për stomatologen Olesia Duka, e akuzuar për mashtrim ndaj biznesmenëve.

Mësohet se Apeli e ka dënuar stomatologen me 6.8 vite burg. Ndërkohë shkalla e parë e kishte dënuar Olesia Dukën me 10 vite burg.

Duka që ndodhet në burg prej 28 shkurtit 2018. Kjo e fundit akuzohet nga Prokuroria për “Mashtrim më shumë se një herë” dhe “Mashtrim me pasoja të rënda” për 10 persona, duke arritur t’u marrë atyre një shumë financiare që përllogaritet nga prokuroria në totalin e 3.033.532 eurove.

Duka, arrinte t’i mashtronte qytetarët duke i premtuar se do ua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash. Ndërsa në një rast të vetëm, Olesia Duka me anë të mashtrimit i ka marrë Idlir Hoxhës shumën prej 935 mijë e 432 euro, duke mos ja kthyer më.

Hetimet kanë zbardhur se Olesia Duka prezantohej si administrator e subjektit “Shëndeti” shpk me profesion mjeke që kishte në pronësi disa klinika dentare me anë të të cilave, fitonte shumë para dhe i duhej valutë në euro me qëllim blerje materialesh.Për t’u dukur si një biznesmene e sigurt, Duka mbante të punësuar dhe dy shoferë.

Ajo prezantohej si një biznesmene shumë e suksesshme dhe person që ka lidhje të forta politike dhe njohje të mëdha në fushën e biznesit, ku me të ardhurat që fitonte sponsorizonte aktivitetet bamirësie për shtresat në nevojë dhe fëmijët në nevojë. Për të arritur qëllimet e saj s’qaron prokuroria e Durrësit, Olesia Duka, kishte aktivizuar një rrjet të tërë informimi me anë të medias dhe rrejteve sociale, reklamave në automjete, si dhe me anë të reklamave të vendosura nëpër Tiranë.

(Kosova Sot Online)