Gjenden 500 euro të falsifikuara në Prishtinë

  • 26 September 2019 - 12:12
Gjenden 500 euro të falsifikuara në Prishtinë

Policia ka bërë të ditur se të mërkurën në Prishtinë është raportuar se janë gjetur 500 euro të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, ku një person ka njoftuar se derisa ishte duke punuar ka pranuar një kartëmonedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar.

(Kosova Sot Online)