Nga gruaja që birësonte fëmijë të vdekur të milioneri që birësoi të dashurën, 5 histori rrëqethëse adoptimi

  • 26 September 2019 - 12:31
Nga gruaja që birësonte fëmijë të vdekur të milioneri që birësoi të dashurën, 5 histori rrëqethëse adoptimi

Shpeshherë të adoptosh një fëmijë është një nga gjërat më humane që mund të bësh. Ama rastet kudo nëpër botë kanë treguar që ka shumë mundësi që gjërat ndonjëherë të mos jenë aq normale sa e vendosin kornizat shoqërore.

Pikërisht për këtë media ju sjell disa nga rastet më të çuditshme të adoptimit në botë.

1-Gruaja që adopton fëmijë të braktisur që kanë vdekur.

E dimë duket e frikshme, por nëse do të dëgjoni mendimin që Amina Gallardo ka për këtë do të kuptoni që shpesh pas veprimeve të çuditshme fshihen qëllime jashtëzakonisht të ndjera. Ajo tregon që e bën këtë veprim pasi shpesh fëmijët që nuk kanë familje, përfundojnë ta varrosur nëpër mbeturina apo pa një varr të denjë. Ajo deri tani ka varrosur me të gjitha ritet e nevojshme të paktën 4 fëmijë. Gallardo thotë se dëshiron t’u japë fëmijëve “dinjitetin e tyre” dhe dëshiron që ata të kenë diku për të pushuar në paqe.

2-Ish-milioneri që tani është në borxh të rëndë pasi ka adoptuar 72 fëmijë në 19 vitet e fundit

Qëllimi i Li Juan është padyshim që t’ju japë një strehë fëmijëve që nuk kanë një familje. Edhe pse kjo e ka bërë që të hyjë në borxhe të thella, Li vazhdon të bëjë të lumtur fytyra të vogla dhe të pashpresa.

3-Gruaja që adoptoi katër fëmijët e shoqes së saj që vdiq

Kur shoqja e saj Elizabeth vdiq nga kanceri në mushkëri duke lënë pas 4 fëmijë zemërthyer, Laura Ruffin i adoptoi fmëijët e shoqes së ngushtë duke e cuar numrin e fëmijëve të saj në 8. Edhe pse kjo i shakktoi vëhstirësi ekonomike, Laura ndihet shumë e lumtur që nuk i braktisi të vegjëlit e saj.

4-Gruaja 92-vjeçare që birësoi një vajzë 74-vjeçare

Edhe pse ishte 92 vjec, asgjë nuk e pengoi Muriel që të birësonte një vajzë 74 vjec vetëm që të përmbushte deri në fund misionin e saj. Kur Jane-it i vdiqën prindërit, ishte kushërira e babait të saj që ëmbajti për vite me radhë Jane në shtëpi por kurrë nuk ia doli dot ta fitonte të drjetën ta kishte ligjërisht si vajzën e saj, deri në këtë ditë…

5-Milioneri që birësoi të dashurën e tij

Pas një aksidenti tragjik ku vrau një grua dhe e la në kanal që të vdiste, milioneri John Godman u përball me ligjin por nuk justifikonte dot pasurinë e paligjshme. Në këtë formë ai birësoi të dashurën duke i kaluar asaj paratë e veta. Sigurisht kjo gjë shumë shpejt doli në dritë, dhe John përfundoi me disa vite burg dhe gjobë marramendëse.

(Kosova Sot Online)