“Ka armë me vete”, banorët njoftojnë policinë, kontrolli që çoi në pranga të riun

  • 26 September 2019 - 12:35
“Ka armë me vete”, banorët njoftojnë policinë, kontrolli që çoi në pranga të riun

Ka perfunduar ne pranga nje i ri, pasi banoret e kane ditur qe ai levizte me arme dhe kane njoftuar te frikesuar policine.

Policia e Lezhes njofton se arrestimi i L.T. 22 vjeç, banues në Fushë Gjormë-Kurbin eshte bere fale bashkëpunimit me komunitetin. Gjate kontrollit ne makine atij iu zbulua edhe arma qe mbante me vete, kjo qe shihni ne kete foto.

NJOFTIMI:

Specialistët për parandalimin dhe hetimeve e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marrë nga qytetarët se një person po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë organizuar menjëherë punën ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin L.T. 22 vjeç, banues në Fushë Gjormë – Kurbin.

Gjatë kontrollit të tij kur po lëvizte me një mjet në aksin rrugor Laç – Mamurras, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë pa leje.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale ” Armëmbajtje pa leje”.

(Kosova Sot Online)