Mustafa: Chirac ishte mik i madh i Kosovës dhe popullit të saj

  • 26 September 2019 - 13:49
Mustafa: Chirac ishte mik i madh i Kosovës dhe popullit të saj

Me rastin e vdekjes së ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të enjten se Presidenti Chirac ishte mik i madh i Kosovës dhe popullit të saj.

Mustafa ka thënë se vdekja e ish-presidentit të Francës është humbje e madhe për të gjithë njerëzimin.

“Vdekja e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac, është humbje e madhe, jo vetëm për Francën, por për të gjithë njerëzimin. Presidenti Chirac ishte mik i madh i Kosovës dhe popullit të saj. Ne i jemi mirënjohës Presidentit Chirac për përkrahjen e madhe që i ka dhënë Kosovës dhe besojmë se partneriteti mes Kosovës dhe Francës, i forcuar gjatë udhëheqjes së tij, do të vazhdojë të thellohet mes dy vendeve e popujve tanë”, ka thënë Mustafa.

(Kosova Sot Online)