Hoti bën fushatë për Valon Murtezajn: Ështe kopja më e mirë e Ibrahim Rugovës

  • 26 shtator 2019 - 13:59
Hoti bën fushatë për Valon Murtezajn: Ështe kopja më e mirë e Ibrahim Rugovës

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti po bën fushatë edhe për bashkëpartiakun e tij, Valon Murtezajn. Hoti ka thënë se Murtezaj është kopja më e mirë e Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Hoti ka publikuar një fotografi të Valon Murtezajt, ku në sfond shihet edhe fotoja e Ibrahim Rugovës, të cilës i ka vënë një mbishkrim interesant.

“Prof.Valoni pak po mundohet të kopjojë Rugovën, por ama kopja më e mirë e Rugovës është ky. Edhe ky në Paris, si Rugova.”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)