Daut Haradinaj në Strellc të Deçanit, premton infrastrukturë moderne

  • 26 September 2019 - 14:14
Daut Haradinaj në Strellc të Deçanit, premton infrastrukturë moderne

Kandidati i AAK’së për deputet, Daut Haradinaj, ka vizituar sot bjeshkët e Strellcit në Deçan, prej nga ku ka premtuar se do të përmirësohet infrastruktura rrugore.

Haradinaj ka thënë se ajo pjese pas përmirësimit të infrastrukturës do të jetë e qasshme për banorët dhe turistët të cilët vizitojnë atë pjesë që sipas tij është e mbushur me plotë histori të dhimbjes e krenarisë.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Parajsa në bjeshkët e Strellcit tani e tutje do jetë më e qasshme për banorët e kësaj ane dhe për turistët e shumtë që e vizitojnë këtë bjeshkë me plot histori të dhimbjes dhe të krenarisë.

Të dy Strellcave po ju hapet perspektiva e zhvillimit të turizmit dimëror, ashtu sikurse edhe bjeshka e Deçanit që do ta ketë infrastrukturën moderne shumë shpejt.

(Kosova Sot Online)