Besnik Tahiri jep disa fakte rreth efektit të taksës 100%

  • 26 September 2019 - 14:19
Besnik Tahiri jep disa fakte rreth efektit të taksës 100%

Kandidati i AAK’së për deputet, Besnik Tahiri, në një shkrim në profilin e tij zyrtar ka numëruar disa efekte të vendimit për taksë 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Tahiri ka përshkruar me shifra humbjet milionëshe të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës përgjatë gjithë kësaj periudhe sa taksa është në fuqi.

Shkrimi i plotë:

Fakte rreth Taksës 100%!

Me 6 nëntor 2018, Qeveria e Kosovës ka marr vendim për vendosjen e masës 10% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Me 21 nëntor 2018

Qeveria e Kosovës merr vendim për vendosjen e masës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Efekti i importit të produkteve nga Serbia:

– Nëntor 2017 – Mars 2018 = 181.8 milionë euro

– Nëntor 2018 – Mars 2019 = 22.4 milionë euro

Dallimi: 159.4 milionë euro (88%)

Efekti i importit të produkteve nga BiH:

– Nëntor 2017 – Mars 2018 = 28.4 milionë euro

– Nëntor 2018 – Mars 2019 = 4.7 milionë euro

Dallimi: 23.7 milionë euro (83%)

Burimi: GAP/Dogana e Kosovës

Rasim Ljajiq, Ministër i Tregtisë në Qeverinë e Serbisë tha: “Taksa 100% po na shkakton 1 milion euro humbje në ditë”.

Sot, më 26 tetor 2019, janë bërë 311 ditë prej hyrjes në fuqi të taksës 100%. Kjo humbje tash është edhe më madhe.

(Kosova Sot Online)