Ambasadori britanik: Të merremi me sfidat që po parandalojnë implementimin e plotë të Ligjit për gjuhët

  • 26 September 2019 - 14:46
Ambasadori britanik: Të merremi me sfidat që po parandalojnë implementimin e plotë të Ligjit për gjuhët

Në Ditën Evropiane të Gjuhëve, sot, në Prishtinë u promovua fjalori online shqip -serbisht – shqip, i organizuar nga IOM-i dhe UNMIK-u

Kjo është pjesë e projektit për të promovuar multilingualizmin dhe mësimin e gjuhëve.

Fjalori do të jetë pjesë integrale e platformës online për gjuhë Voc-up.com, e financuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Duke folur në ngjarje, ambasadori tha: “Ne duhet të vazhdojmë të merremi me sfidat që po parandalojnë implementimin e plotë të Ligjit për Gjuhët. Ne duhet të shohim më shumë profesionistë gjuhësorë, përmirësim të shërbimeve të përkthimit, dhe përkrahje aktive nga institucionet për të ofruar shërbime në gjuhët zyrtare për të gjithë qytetarët.”

(Kosova Sot Online)