KQZ-ja akreditoi edhe 9 mijë vëzhgues të tjerë

  • 26 September 2019 - 15:39
KQZ-ja akreditoi edhe 9 mijë vëzhgues të tjerë

Në mbledhjen e ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi edhe 9 mijë e 50 vëzhgues të tjerë. Sipas të dhënave të KQZ-së numri i vëzhguesve të akredituar deri më tani është 12 mijë e 872.

Pjesa më e madhe e vëzhguesve të akredituar deri më tani, rreth 10 mijë përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa pjesa tjetër është nga OJQ-të vendore (2,722), Organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave (47) dhe media (129).

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja ishte rreth 30 mijë. 

(Kosova Sot Online)