Flet profesori i njohur: Ja arsyet pse kërkohet ndëshkimi me votë me 6 tetor

  • 26 September 2019 - 17:23
Flet profesori i njohur: Ja arsyet pse kërkohet ndëshkimi me votë me 6 tetor

“Madje disa bartës të listave zgjedhore, përkatësisht përfaqësues të subjekteve politike, zotohen për veprime e aktivitete të cilat edhe po të fitonin as nuk do të kishin autorizime legale, e as nuk do të kishin kapacitete funksionale .Shumica e qytetarëve të tillët ose i neglizhojnë si monoton, ose i vlerëson injorantë, prandaj po sillen me mos interesim ndaj zotimeve të tyre”, tha Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

Profesori i njohur i së drejtës, Riza Smaka, është shumë kritik në qasjen e partive politike që kanë karshi kërkesave për vota që ju bëjnë qytetarëve të këtij shteti, dhe nuk marrin kurajën që votuesit të tyre pa dallim, secili subjekt veç e veç, ‘ti prezantojnë program të shkruar- kontratë bindëse me të cilën do ta bënin atë të zgjedh në mesin e më të mirëve që e vlerësohen për ofertën.

Image
Riza Smaka

Profesor Smaka tha për “Kosova Sot Online”, se duke parë parë fushatën që kaloi në këtë muaj që mbeti pas, që nga shpërbërja e Kuvendit, dhe tani me fillimin e fushatës zyrtare, nuk po sheh asnjë përgatitje serioze të partive politike që të prezantojë program të prekshëm e të besueshëm për votuesin e Kosovës.

Prandaj kjo lojë elektorale me fjalë boshe në erë, do të ndikojë shumë edhe me mos interesim për të dal për të votuar më 6 tetor, pasi partitë politike po vazhdojnë avazin e tyre vetëm me premtime pompoze të imagjinuara, astronomike e të pa argumentuara dhe të pa besueshme.

“Gjasat janë shume reale që edhe në këtë pjesën tjetër të fushatës zyrtare, partitë politike, se pakut në saje të deklarimeve dhe zhvillimeve të tyre të deritashme, po tregohen se nuk janë të përgatitura seriozisht për një fushate përmbajtjesore, programore zgjedhore, të dinjitetshme e bindëse për votuesin”, tha profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesor Smakës, për aq sa ka parë e analizuar deri më tash, asnjë parti politike nuk ka sjell risi programore për qeverisje më të mirë në interes të qytetarit, por po bëjnë fushatë me premtime të vjetra mashtruese, shumica edhe me njerëz të njëjtë që nuk mundë ta fitojnë besimin dhe miratimin e qytetarit.

“Shumica e premtimeve zgjedhore janë të njëjta, me ato të dhëna në fushatën zgjedhore paraprake të cilat si iluzione e voluntariste, ishin dhe mbeten dokrra bajate të cilat "dot nuk i han pazari"! Madje disa bartës të listave zgjedhore, përkatësisht përfaqësues të subjekteve politike, zotohen për veprime e aktivitete të cilat edhe po të fitonin as nuk do të kishin autorizime legale, e as nuk do të kishin kapacitete funksionale .Shumica e qytetarëve të tillët ose i neglizhojnë si monoton, ose i vlerëson injorantë, prandaj po sillen me mos interesim ndaj zotimeve të tyre. Po të kishte vendi ynë Ligji edhe për përgjegjësinë politike, dhe i njëjti të aplikohej në praktikë, premtuesit e premtueset e pa përgjegjshëm e të papërgjegjshme do të ishin shumë më korrekt e më të përmbajtshim, dhe për aq më serioz”, theksoi Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)