Mësojeni se ku mund të votoni në zgjedhjet e 6 tetorit

  • 26 September 2019 - 18:37
Mësojeni se ku mund të votoni në zgjedhjet e 6 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes uebfaqes së saj në internet, mundëson që secili qytetarë të gjejë qendrën e tij të votimit për zgjedhjet e 6 tetorit.

Të gjithë qytetarët me të drejtë vote do të munden ta dinë adresën e saktë të vendvotimit të tyre fare thjeshtë, përmes ueb faqes së KQZ-së duke klikuar në këtë link: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/.

Në uebfaqen e KQZ-së, mjafton që të shënoni vetëm numrin personal dhe pastaj do të dalë njoftimi me të dhënat tuaja dhe me adresën e saktë të vendvotimit.

Vegza direkte: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

(Kosova Sot Online)