Njerëzit mendojnë se seriali ‘Simpsonët’ parashikoi ngritjen e Greta Thunberg

  • 26 September 2019 - 19:57
Njerëzit mendojnë se seriali ‘Simpsonët’ parashikoi ngritjen e Greta Thunberg

Përdoruesit e mediave sociale pretendojnë se Simpsonët kanë parashikuar ngritjen e aktivistes ambientaliste Greta Thunberg, duke treguar se ka ngjashmëri të mëdha me një nga episode e serialit vizatimorë.

Të hënën, 16 vjeçarja Greta Thunberg dha një fjalim pasionant përballë liderëve të botës në Samitin e Veprimeve Klimatike në OKB, në të cilën ajo foli për nevojën për të bërë politika të mëdha për ta ruajtur ambientin duke i turpëruar liderët të cilët nuk bëjnë asgjë.

Fansat e serialit vizatimor, Simpsonët, menjëherë kanë shkruar në rrjete sociale duke thënë se kjo ngjarje është shumë e përafërt me rastin e karakterit Lisa Simpson e cila ka mbajtur një fjalim të ngjashëm në duke kërkuar ndryshime të njëjta.

Greta ka organizuar disa protesta dhe aksione kundër ndryshimeve klimatike dhe ka folur dy herë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Njerëzit po vuajnë. Njerëzit po vdesin. I gjithë ekosistemi po shkatërrohet. Ne jemi në fillim të një zhdukje masive, dhe ju flisni për para dhe përralla për rritje ekonomike. Si guxoni?” tha ajo në samit.

Në skenë, Lisa Simpson dhe shoqëria e klasës e imagjinojnë se si qyteti i tyre, Springfield do të duket në vitin 2050. Në atë moment, Lisa mban fjalim duke treguar se qyteti mund të mos ekzistojë deri në vitin 2050 për shkak të ndryshimeve klimatike, shkruan Daily Mail.

(Kosova Sot Online)