Haradinaj: Prishtina ka arsye madhore që të mbështetë konceptin 100 % shtet

  • 26 September 2019 - 20:33
Haradinaj: Prishtina ka arsye madhore që të mbështetë konceptin 100 % shtet

Koalicioni AAK-PSD ka bërë hapjen e fushatës zgjedhore në Prishtinë.

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka thënë se Prishtina ka arsye madhore që të mbështes masovikisht konceptin 100 për qind shtet.

“Me politika të qëndrueshme e konsistente, e bëmë kryeqytet me ligj, pas dy dekadash lirie. Qeverisjet tjera e shfrytëzonin Prishtinën në luftën për pushtet, ne e kemi bërë krye adresë të shtetit tonë.

Ashtu siç vendosem rend në sektorin publik, do të rregullojmë sektorin privat dhe sipërmarrësit do t’i fuqizojmë përmes fondeve zhvillimore, fonde për punësim, dhe me lehtësira tjera fiskale. Vota për numrin 119 është votë për Kosovën e 17 shkurtit dhe Prishtinën europiane”, vijon shkrimi i Haradinajt.

 

Prishtina ka arsye madhore që kaq masovikisht mbështet konceptin 100% shtet. Me politika të qëndrueshme e konsistente, e...

Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, September 26, 2019

(Kosova Sot Online)