Haradinaj tregon për herë të parë: Serbia i kërkoi 950 kilometra katrorë nga Kosova

  • 26 September 2019 - 21:38
Haradinaj tregon për herë të parë: Serbia i kërkoi 950 kilometra katrorë nga Kosova

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zbuluar për herë të parë se sa territor të Kosovës ka kërkuar Serbia. Ai ka thënë se Serbia ka kërkuar t’ia marrë Kosovës 950 kilometra katrorë.

“950 kilometra të Kosovës i ka lypë Serbia. Konkretisht. Tema e ndarjes nuk është më në tavolin, kanë evolu gjërat. Vuçiq e përdor ende ndarje. Ata e bëjën punën e vet”, tha ai. Haradinaj tha se Vuçiq ende ankohet në qarqe të ndryshme pse Kosova nuk është pajtuar me marrëveshjen.

Haradinaj tha se serbët janë të koordinuar, por në Kosovë mungon ky koordinim.

“E luajnë policinë e mirë e të keq. Vuçiqi policin e mirë, Daçiqi të keqen. Ata kanë koordinim, por na jo. Hashim po e lun policin e mirë, por kundër vendit të vet. Unë policin e keq, por po e mbroj Kosovën”, tha Haradinaj.  

(Kosova Sot Online)