Eksperti i ekonomisë jep zgjidhjen: Vetëm kështu Telekomi shpëton nga falimentimi...

  • 27 September 2019 - 07:15
Eksperti i ekonomisë jep zgjidhjen: Vetëm kështu Telekomi shpëton nga falimentimi...

 “Politikanët nëpër fushatat e tyre të parakohshme që ia kanë filluar, të gjithë kanë folur për luftimin e korrupsionit, nepotizmit, rritjen e pagave në sektorin publik etj, por asnjëri nga këta nuk e ka pas guximin që të flet për kurthin që ia kanë bërë Devollët Telekomit të Kosovës, duke e sjellë në atë gjendje sa që nëse Telekomi pranon me pagua dënimin që nga aspekti ligjor nuk është me të drejtë, do të mbyllet përfundimisht e qindra punëtor dhe punëtore do të mbesin pa punë”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Image
Dardan Grapci

Eksperti i fushës së ekonomisë Dardan, Grapci, është shprehur kritik ndaj harresës së shpejtë të problemit në Telekom nga të gjitha partitë politike që po garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit, kurse në të ashtuquajturat debate politike zgjedhore, kur flasin për zhvillim ekonomik, për mbrojtje të ligjshmërisë dhe të prurjes së investimeve të huaja në vend, nuk flasin asnjëherë se si e shohin shpëtimin e Telekomit nga falimentimi, rrezik i cili po i ri si me qenë “varr i hapur”.

Sipas Grapcit, kjo mënyrë injorimi është pa përgjegjësi serioze që bie kryesisht mbi kandidatët e shpallur për kryeministër, sepse ata duhet të jenë bartës dhe zbatues të programit qeverisës të secilit subjekt politik, sado që në debate flasin edhe kandidatët për deputet.

“Është për të ardhur keq se si ka mundësi që asnjë politikan nuk po flet për Telekomin e Kosovës dhe ndonjë plani strategjik se si ta shpëtoj këtë kompani nga falimentimi total. Politikanët nëpër fushatat e tyre të parakohshme që ia kanë filluar, të gjithë kanë folur për luftimin e korrupsionit, nepotizmit, rritjen e pagave në sektorin publik etj, por asnjëri nga këta nuk e ka pas guximin që të flet për kurthin që ia kanë bërë Devollët Telekomit të Kosovës, duke e sjellë në atë gjendje sa që nëse Telekomi pranon me pagua dënimin që nga aspekti ligjor nuk është me të drejtë, do të mbyllet përfundimisht e qindra punëtor dhe punëtore do të mbesin pa punë”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, qeveria e re e Kosovës dhe Kuvendi duhet ta shpëtojnë këtë kompani nga falimentimi, dhe të krijojnë kushte normale të privatizimit të kujdesshëm, duke zgjedhur një investitor serioz që e zhvillon dhe avancon këtë kompani publike me interes për zhvillimin e vendit.

“Do të ishte mirë që me ardhjen e Kryeministrit të ri në pushtet dhe deputetëve të rijnë në kuvend, të hapet rruga e privatizimit. Po e them kështu sepse kjo është alternativa e vetme që TELEKOMI të shpëtoj nga instancat e kapjes dhe zhvatjet politike e shtetërore, nga politikanët e inkriminuar, ngase edhe disa nga ata kanë hise në këtë skandal 10 vjeçar, në këtë gjendje që e kanë sjellë Telekomin dhe qytetarët e Kosovës”, shtoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Nëse nuk ndërmerren masa të shpejta për ta shpëtuar nga zhvatja e mëtejshme prej Z- Mobile dhe të përgatitet procedura e privatizimit, Grapci frikësohet që me ardhjen e qeverisë së re, Bordi i Telekomit mundë të bije nën presion të ri dhe të detyrohet që përsëri ta vazhdojë kontratën kriminale me Z-Mobile, në kompromis që të mos i kërkohet borxhi përmes përmbaruesit.

“E kjo mënyrë veprimi do të ishte vetëm nja legjitimim i vazhdimit të zhvatjes dhe shkatërrimit. Ndryshe nëse nuk veprohet në këtë mënyrë, jam i bindur që Qeveria e ardhshme do e bëj edhe një skandal të radhës ku ndoshta do ta detyroj bordin e Telekomit që ta vazhdojnë kontratën me Devollët, në këtë rast me Z-MOBILE, e që do të ishte hiq më pak se vetë shkatërrim i Telekomit dhe legjitimim i vazhdimit të zhvatjes”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)