Agim Bahtiri zbulon të zezat e Shpend Ahmetit dhe klikës së tij!

  • 27 September 2019 - 07:29
Agim Bahtiri zbulon të zezat e Shpend Ahmetit dhe klikës së tij!

“Lidhja me ata biznesmen na lë të kuptojmë se këta kanë qenë në qeverisje vetëm prapa perdeve.. Prokuroria duhet ta zbulon atë që thotë Agim Bahtiri se Dardani e dinë shumë mirë çka kanë bërë kur binte në atë podrumin aty poshtë dhe bisedoje me njerëz të fuqishëm të biznesit, e vetëm ai dinë me kënd”, thotë analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online".

Analistët politikë vazhdojnë ta konsiderojnë deklaratën e Agim Bahtirit, si akuzën më të drejtpërdrejtë dhe më të argumentuar ndonjëherë për lidhjet e Shpend Ahmetit, Dardan Molliqajt e Dardan Sejdiut me bizneset e oligarkëve të inkriminuar, sikur që po flitet për Devollët.

Image
Ragip Guraziu

Sipas analistit Ragip Guraziu, tanimë faktet kanë dal në pah, sepse Agim Bahtiri nuk është një njeri do si do, por është kryetar Komunë dhe e ka thënë vetëm atë që e di ai, por që tani duhet ta vërtetojnë dhe ndjekin organet e zbatimit të ligjit.

“Të zezat e Shpend Ahmetit dhe të Dardan Molliqajt i shtroi për lëndinë Agim Bahtiri. Unë mendoj që këtë lidhje të dyshimtë me oligarkët e bizneseve të inkriminuari është dashur të na e zbuloi edhe më parë, jo vetëm tani pasi aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje,por megjithatë është një veprim i mirë,siç thotë populli: më mirë vonë se kurrë”, tha Guraziu për Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, dëshmia, respektivisht deklarata e Bahtirit, është një grusht i madh për Shpend Ahmetin në këtë atmosferë elektorale, sepse të palarat dolën në shesh akoma më shumë se sa që flitej deri tani.

“Kjo ju erdhi si bumerang edhe Shpend Ahmetit dhe Dardan Molliqajt, pasi nuk e kanë prit nga Agim Bahtiri se do vjen dita kur pikërisht nga ai do të ju zbulohen gjërat e mbrapshta, të pista. Tani më ashiqare po duhen shkaku pse u ndanë ata dhe u krijua PSD-ja si subjekt i ri i dalë nga Lëvizja Vetëvendosje. Aty u mbush kupa se kush po e kapë më shumë shtetin apo pronat e shtetit, kush po shanë e kush më shumë po i nxjerr nga kerri vozitësit në detyrë,për të dëmtuar kerrin e qeverisë dhe duke kallur e bërë shkrumb, që ramë edhe në sy e gjithë botës për faqe të zezë pikërisht nga veprimet e këtyre Dardanëve “, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, nëse edhe në këtë rast bie në provim Prokuroria e Kosovës dhe nuk merret me hetimin e dëshmive të Bahtirit, atëherë ky institucion duhet të shuhet dhe të rindërtohet nga fillimi.

“Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili së fundmi aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje, ua zbardhi takimet e fshehura e në bodrume të gjithë anëtarëve të atij grupi, edhe kandidatit për deputet nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj, me biznesmenë të fuqishëm. Prokurorja duhet ta merr në hetim serioz këtë rast sepse nuk është fjalë në erë ajo që e ka thënë Agim Bahtiri, se kam qenë prezent aty, e ku ka qenë edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ku ka qenë Dardan Molliqaj, dhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati. Nëse edhe në këtë rast Prokuroria nuk vepron, nuk ka më pse ekziston”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, këtu bëhet fjalë për nënshtrimin e plotë të PSD-së ndaj biznesmenëve të mëdhenj, sepse ata dhe vetëm ata i mbajnë gjallë në politikë me financat e tyre, prandaj zyrtarët e PSD-s janë duke qeverisur vetëm si hije, sepse shefa në këtë qeverisje janë oligarkët e bizneseve.

“Lidhja me ata biznesmen na lë të kuptojmë se këta kanë qenë në qeverisje vetëm prapa perdeve. Prokuroria duhet ta zbulon atë që thotë Agim Bahtiri se zotëri Dardani e dinë shumë mirë çka kanë bërë kur binte në atë podrumin aty poshtë dhe bisedoje me njerëz të fuqishëm të biznesit, e vetëm ai dinë me kënd”, tha në fund Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)