Vazhdon dita e tretë e fushatës parazgjedhore

  • 27 September 2019 - 08:14
Vazhdon dita e tretë e fushatës parazgjedhore

Sot në Kosovë vazhdon dita e tretë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Dje të gjitha partitë politike të cilat do të garojnë në zgjedhje kanë bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë dhe kanë prezantuar programe para qytetarëve.

Numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit, është 1,937,868, rikujton rtk. Lidhur me këtë, KQZ ka vendosur që numri i fletëvotimeve të cilat do të shtypen të jetë 1,801,800. Kurse numri i emrave të personave që janë larguar si të vdekur pas Zgjedhjeve Lokale 2017 dhe numri i votuesve që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës është: 46 mijë e 917.

Më 19 shtator ka filluar votimi përmes postës për shtetasit e Kosovës që jetojnë në vendet e ndryshme të Evropës. Votimi me postë përfundon më 5 tetor.

Kujtojmë se KQZ-ja pati vendosur që numrat e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë nga 111 deri në numrin 135 e jo më të korrespondojnë numrat e partisë me kandidatët, sikurse në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa në tërheqjen e shortit për renditje në fletëvotim pesë partitë politike dhe koalicionet parazgjedhore më të mëdha në vend kanë tërhequr numrat jo të afërt me njëra-tjetrën.

(Kosova Sot Online)