Macron pas takimit me Daçiq: Do të përfshihem në dialogun Kosovë-Serbi

  • 27 September 2019 - 08:25
Macron pas takimit me Daçiq: Do të përfshihem në dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka një plan për inkuadrim në zgjidhjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Macron ka deklaruar se pret përfundimin e zgjedhjeve në Kosovë në mënyrë që të përfshihet për zgjidhjen e problemit në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, raporton “B92”.

Kjo ishte deklarata e tij në takimin e shkurtër me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, pas së cilit është përshëndetur edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë.

Gjatë takimit në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Daçiq ka uruar presidentin francez Macron për fjalimin e tij pas vizitës së tij të fundit në Serbi dhe ia përcjelli porosinë se vizita e tij ishte një nga më të rëndësishmet nga një zyrtar i lartë i huaj në histori të Serbisë.

Macron ia ktheu duke thënë se ishte nderë dhe kënaqësi e madhe për të.

(Kosova Sot Online)