Postimi prekës i Valdete Idrizit për vdekjen e Ajnishahes: Ma këpute shpirtin

  • 27 September 2019 - 09:31
Postimi prekës i Valdete Idrizit për vdekjen e Ajnishahes: Ma këpute shpirtin

Anëtarja e PDK-së, Valdete Idrizi ka kujtuar përmes një shkrimi në Facebook, Ajnishahe Halimin që vdiq sot pas një sëmundje të rëndë.

Idrizi ka shkruar se Halimi ishte gruaja më e fortë të cilën e kishte njohur.

Të njejtën e ka quajtur heroinë dhe një grua shembull e cila ishte simbol i rezistencës.

Shkrimi i plotë:

“Oh shoqja jeme e mira, ma këpute shpirtin. ishe gruaja më e fortë që kam njohur. Shumë do të mungosh shoqja jeme. Të pata shoqe, motër, mësuese, udhërrëfyese, gjithçka. Thjesht, ti ishe dhe mbetesh heroina ime, një grua shembull, simbol i rezistencës. Luftove me sëmundjen foort dhe gjatë. Të qoftë i kehtë dheu mikja jonë e madhe!

Varrimi i së ndjerës bëhet sot në orën 17.00 në fshatin Kozhicë!”

(Kosova Sot Online)