Vetëm dje dy burra rrahën gratë në Lipjan

  • 27 September 2019 - 10:43
Vetëm dje dy burra rrahën gratë në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se gjatë ditës së djeshme në Lipjan janë lajmëruar dy raste të dhunës në familje.

Bëhet e ditur se në rastin e parë është arrestuar një person, pasi që i njejti ka sulmuar fizikisht një grua. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

Në anën tjetër, edhe një burrë tjetër ka rrahur gruan e tij, pas një mosmarrëveshje. I dyshuari nga komuniteti ashkali i shkaktoi lëndime trupore gruas dhe e njejta ka pranuar trajtim mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dëguar në mbajtje.

“Viktima femër K/Ashkali ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Ashkali. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)