Kartëmonedha false në vlerë 500 euro i lëshohet qytetarit në Prishtinë

  • 27 September 2019 - 10:50
Kartëmonedha false në vlerë 500 euro i lëshohet qytetarit në Prishtinë

Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës njoftohet se ditën e djeshme një qytetar ka raportuar në polici se është mashtruar me një kartëmonedhë false.

Raportimi ka ndodhur në Prishtinë dhe ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se gjatë kontrollimit të parave ka hasur në një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

(Kosova Sot Online)