Vdes ushtari amerikan gjatë stërvitjeve

  • 27 September 2019 - 11:18
Vdes ushtari amerikan gjatë stërvitjeve

Një ushtar amerikan me bazë në Colorado, ka vdekur sot në mëngjes si pasojë e një incidenti gjatë  stërvitjeve në Korenë e Jugut, njofton ushtria amerikane.

Ushtari i ndjerë, Kelly L. Richards, 32 vjec ishte një specialist i kujdesit shëndetësor me ekipin luftarak të Brigadës së 3-të, të blinduar , divizionin e 4-të, të këmbësorisë në Fort Carson Colorado.

Richards u vendos në Lindjen e Mesme si pjesë e operacionit, Spartan Shield por ishte në Camp Casey në Korenë e Jugut duke garuar për  simbolin e tij në fushën e mjekësisë, thotë njoftimi për shtyp i ushtrisë amerikane.

Richards fillimisht hynë në ushtri në 2005, dhe që atëherë u vendos në Kuvajt, Rumani, Afganistan dhe Irak. Ai fitoi çmime të shumta që përfshinin Medaljen e Komandimit të Ushtrisë dhe Medaljen e Shërbimit të Mbrojtjes Kombëtare.

“Stafi Sgt. Richards ndërroi jetë ndërsa tregoi përkushtimin e tij për kombin dhe brigadën ndërsa fitoi distinkën e tij të Fakultetit Mjekësor të Fushës. Humbja e këtij nënoficeri dhe udhëheqësi të jashtëzakonshëm do të ndihet nga Ushtarët në të gjithë Brigadën e Hekurt”, tha Kolonel Grant S. Fawcett.

Incidenti është nën hetim, tha ushtria.

(Kosova Sot Online)