A është ky kandidati për deputet me fushatën më interesante deri tash?

  • 27 September 2019 - 11:31
A është ky kandidati për deputet me fushatën më interesante deri tash?

Tashmë kemi hyrë në fushatën zyrtare për zgjedhjet e 6 tetorit, mirëpo fushata realisht ka filluar javë më parë.

Duke qenë se janë me mijëra kandidatë që synojnë 110 ulëset e Parlamentit të Kosovës, ka pasur fushata të ndryshme.

Por, një nga kandidatët që ka rënë në sy me fushatën e tij në Facebook është Erolld Belegu i cili garon nga koalicioni AAK-PSD me numrin 38.

Belegu ka bërë disa veprime interesante dhe postime me dizajne të veçanta të cilat kanë tërhequr vëmendje të madhe tek publiku.

Në një rast, madje ai ka polemizuar me një votues i cili në fund ka pranuar që ta pranojë Belegun në vizitë dhe ka ndërruar mendjen për të.

(Kosova Sot Online)