Zekaj: Premtimet e Kurtit dhe Veselit për rininë janë mashtrime dhe manipulime

  • 27 September 2019 - 13:36
Zekaj: Premtimet e Kurtit dhe Veselit për rininë janë mashtrime dhe manipulime

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Faik Zekaj ka shkruar se suksesi i qeverisë së ardhshme duhet të matet me krijimin e perspektivës për rininë.

Zekaj shton se premtimet për rininë nga lideri i VV-së, Albin Kurti janë mashtrime, derisa, ato të liderit të PDK-së, Kadri Veseli janë manipulime. Kjo pasi që Kurti targeton adoleshentët derisa, Veseli studentët.

Kjo sipas tij po ndikon edhe që të mos akreditohen programet e të mbyllen universitet.

Zekaj ka shkruar se LDK ka programin më të besueshëm për edukim profesional dhe punë praktike.

Faik Zekaj në zgjedhjet e gjashtë tetorit garon për deputet nga radhët e LDK-së, me numër 70.

 

Suksesi i qeverisë së ardhshme duhet të matet me krijimin e perspektives për rininë. Premtimet e Albinit janë...

Posted by Faik Zekaj - Official on Friday, September 27, 2019

(Kosova Sot Online)