Ilir Ferati: Të sapo-diplomuarit që nuk kanë përvojë pune, të kenë mundësi punësimi në institucionet shtetërore

  • 27 September 2019 - 13:44
Ilir Ferati: Të sapo-diplomuarit që nuk kanë përvojë pune, të kenë mundësi punësimi në institucionet shtetërore

Kandidati për deputet me numër 55 nga LDK, Ilir Ferati, në një postim në Facebook ka folur për padrejtësinë që u bëhet të sapo diplomuarve që duan të punësohen në institucionet shtetërore.

Ai ka shtuar që kriteri i punësimit në institucione shtetërore që obligon të sapo-diplomuarit të kenë përvojë pune dy apo tri vjet është i padrejtë dhe duhet të hiqet.

Ferati është zotuar që do angazhohet maksimalisht që ky kriter të hiqet dhe që kjo do jetë detyra e tij e parë si deputet

Më poshtë shikoni postimin e tij të plotë:

“Një ndër padrejtësitë më të mëdha që u bëhet të sapo-diplomuarve që e synojnë një vend pune në institucionet shtetërore është kushti për të pasur përvojë të punës dy apo tre vjet. Këtë barrierë e kam përjetuar edhe vetë.

Ky kriter duhet të hiqet menjëherë sepse në vend që t’i bllokojmë të sapo-diplomuarit tanë, ne duhet t’u krijojmë atyre të gjitha mundësitë për të japur kontributin e tyre profesional në shtetin e vet.  Do të angazhohem që ai kriter të hiqet sa më parë – kjo do jetë detyra ime e parë si deputet.

Të rinjtë për të rinjtë ë

Beso:

në LDK 134 ë

në Vjosën 01 ë

në Ilir F. Feratin 55 ë”

(Kosova Sot Online)