Kandidati i AAK-së për deputet paditet për shpifje

  • 27 September 2019 - 14:48
Kandidati i AAK-së për deputet paditet për shpifje

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka dorëzuar një padi në Gjykatën Themelore në Prizren, ku ka paditur kandidatin e AAK-së për deputet nga kjo komunë, Ilir Baldedaj.

Fajon premton se do të bëjë çmos që kosovarët të lëvizin pa viza

"Sot, dorëzova Padi për shpifje ndaj shpifësit Ilir Baldedaj, i cili është i baltosur deri në fyt dhe një pjesë të baltës së tij dëshiron t’ia gjuaj kundërshtarëve politik" , ka shkruar ai në rrjetin social Facebook..

Postimi i plotë

“Sot, dorëzova Padi për shpifje ndaj shpifësit Ilir Baldedaj, i cili është i baltosur deri në fyt dhe një pjesë të baltës së tij dëshiron t’ia gjuaj kundërshtarëve politik.

Angazhimi i sinqertë dhe i pandalur në interesin publik nganjëherë të përballë edhe shpifje denigruese, por tash më nuk po më lë përshtypje asgjë, sepse jam mësuar. Por asgjë nuk më ndalë të jem krah i interesave të qytetarëve dhe në rrugën e pastër të VETËVENDSOJE!-s.

Policia dhe Prokuroria e Kosovës konfirmoi shpifjet e këtij recidivisti të papërmirësuar dhe për këtë gjykata duhet të marrë vendim meritor!”.

(Kosova Sot Online)