Vrasëse apo viktimë? Jetimja që bëri lëmsh botën gjen familje të re

  • 27 September 2019 - 14:55
Vrasëse apo viktimë? Jetimja që bëri lëmsh botën gjen familje të re

Fabula e filmit horror “Orphan” – në të cilën një çift adopton një grua të rritur që shtiret si fëmijë – është goxha e frikshme. Imagjinoni sa e frikshme është kur ndodh në realitet.

Në Ukrainë, në 2010-n, një autore e quajtur Kristine Barnett adoptoi një vajzë që vuan nga një lloj i rrallë nanizmi dhe e braktisi pak vite më vonë. Kristine tha për mediat lokale se ajo dhe bashkëshorti i saj, Michael, e braktisën vajzën sepse në të vërtetë, ajo ishte e rritur dhe shtirej si fëmijë.

Është vërtet e çuditshme si histori, por policia s’e beson. Javën e shkuar, Kristine dhe Michael u akuzuan se braktisën vajzën e tyre. Ja çfarë dimë deri tani:

Michael dhe Kristine e adoptuan vajzën në 2010-n

Vajza, që quhet Natalia, sipas Daily Mail u lind në Ukrainë. Autoritetet thonë se Natalia ka “një çrregullim të rrallë të zhvillimit të kockave” që rezulton në nanizëm. Ajo u adoptua nga familja Barnett në 2010-n, kur ishte 8 vjeçe dhe jetoi me ta për tre vitet në vijim.

Gjatë këtyre viteve, familja u bë e famshme falë Jake, një prej fëmijëve të tyre që vuan nga autizmi dhe është gjeni. Ai u mbulua nga një sërë mediash dhe në reportazhe, vihet re Kristine pranë Natalia-s. Mund t’i shihni më poshtë në 1:37.

Michael dhe Kristine e pranojnë se e braktisën Natalia-n

Pas ca vitesh, verën e 2013-s, familja e Michael dhe Kristine u shpërngul në Kanada që Jake të ndiqte leksione në Perimeter Institute for Theoretical Physics. Ata s’e morën vajzën me vete, por e lanë në një apartament të marrë me qira shkruan anabel.com.

Këtu historia bëhet edhe më e çuditshme. Kristine dhe Michael ndryshuan moshën zyrtare të Natalia-s nga 11 në 22 dhe i morën me qira një apartament që e paguante Kristine. Ata s’i siguronin asnjëlloj të ardhure tjetër vajzës. Kristine, Michael dhe djemtë u shpërngulën në Kanada, ndërsa Natalia mbeti pas në Lafayette, Indiana.

Kristine thotë se e braktisi ngaqë është një grua e rritur dhe jo fëmijë

Autorja tha për WISH-TV se i gjithë adoptimi ishte një mashtrim i madh sepse ajo dhe Michael adoptuan një grua të rritur të diagnostikuar me psikopati dhe sociopati.

Kristine i dha televizionit letra nga mjeku që thonë se data e lindjes në certifikatën e Natalia-s s’mund të jetë e saktë sepse vajza kishte dhëmbë të rrituri dhe karakteristika seksuale të një të rrituri.

Nuk ka prova që vërtetojnë autenticitetin e letrës, por gjithashtu shkruhet se Natalia pranoi se ishte mbi 18 vjeçe kur u shtrua në një spital psikiatrik dhe u diagnostikua me çrregullim personaliteti sociopatik në vitin 2012. Letra aludon se Natalia e kishte kthyer në karrierë mashtrimin me moshën.

Pasi u akuzua nga prokuroria për braktistje, Kristine tha për Daily Mail se Natalia tentoi ta vriste në një moment të dhënë.

“Bënte deklarata dhe vizatonte piktura, thoshte se donte të vriste anëtarë të familjes, t’i mblidhte me batanije dhe t’i vendoste në oborrin e pasmë,” tha Kristine,

“Ngrihej në mes të natës dhe na shihte. Nuk flinim dot më. Duhet të fshihnim gjithë objektet e mprehta. E kam parë të fusë kimikate, zbardhues, detergjent xhamash, gjëra të tilla në kafen time. E kam pyetur çfarë po bën? Më tha, ‘Po përpiqem të të helmoj.’ Media po më nxjerr mua si abuzuese fëmijësh, por ajo s’është fëmijë,” tha Kristina.

“Natalia është grua. Kishte perioda. Kishte dhëmbë të rrituri. Nuk u zgjat një centimetër të vetëm, që ndodh edhe te fëmijët me nanizëm. Mjekët konfirmuan se vuan nga sëmundje të rënda psikologjike që diagnostikohen vetëm te të rriturit. Ajo hidhej nga makina në lëvizje. Lyente pasqyrat me gjak. Bënte gjëra që s’i bën asnjë fëmijë.”

“Po i bëja banjë një ditë dhe vura re që kishte qime pubike të plota,” aludon Kristine. “U shokova. Më thanë se ishte 6 vjeçe, kur qartazi s’ishte.”

Michael tregon tjetër histori

Kur policia intervistoi Michael, ai tha se Natalia ishte vërtet fëmijë kur e lanë pas në Indiana. Sipas tij, Kristina e mësoi t’u thoshte njerëzve se ishte 22 vjeçe nëse e pyesnin.

Natalia u dëbua nga apartamenti në maj të 2014-s

Ajo u dëbua ngaqë nuk kishte paguar qiranë dhe autoritetet patën vështirësi në gjetjen e vendndodhjes së saj. gjatë kësaj periudhe, Michael dhe Kristine kërkuan divorcin nga njëri-tjetri.

Vijimi është gjithashtu konfuzues

Në shtator të 2014-s, një drejtor shkolle ngriti shqetësimin për Natalia-n. Mosha në të dhënat mjekësore (12-13) nuk përkonte me moshën ligjore (në të njëzetat), por nuk e dimë ç’e shkaktoi këtë ballafaqim të dhënash.

Dokumetat e gjykatës thonë se një tjetër çift kërkoi të ishte kujdestari ligjor i Natalia-s, opr familja Barnett kundërshtoi. Çifti u tërhoq.

Pesë vite pasi braktisën vajzën, Michael dhe Kristine u akuzuan nga autoritetet. Kristine u dorëzua më 19 shtator dhe u la lirë pasi pagoi 5500 dollarë. Michael u dorëzua më 18 shtator dhe u la lirë pasi pagoi 5000 dollarë.

Por nëse mendonit se historia mbaron këtu gaboheni. Vajza në fakt është birësuar nga një familje kristiane që nuk beson aspak versionin e gruas që e birësoi.

(Kosova Sot Online)