Limaj: Në çdo qytet do të ndërtojmë parqe ekonomike për t’u dalë në ndihmë ndermarrjeve tona

  • 27 September 2019 - 15:53
Limaj: Në çdo qytet do të ndërtojmë parqe ekonomike për t’u dalë në ndihmë ndermarrjeve tona

Kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vizituar Zonën Industriale në Suharekë ku ka parë nga afër punimet që po bëhen në asfaltimin e rrugëve në këtë park. Limaj tha se ishte zotuar para më shumë se një viti se do të kompletojnë gjithë infratrukturën që ju duhet kompanive këtu dhe kjo po ndodhë.

“Këtu janë mbi 70 kompani, njerëz punëtorë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që ngadalë ky park ekonomik po kthehet në boshtin e punësimit, jo vetëm të njerëzve të Suharekës por të gjithë regjioni. Ia ka vlejnë që në të gjithë të interesohemi për ta kompletuar këtë park ekonomik me gjithë infrastrukturën e nevojshme. Sot ndihem i kënaqur që MTI dhe ministri Shala e ka përmbushur atë premtim që kemi dhënë bashkë me deputetët dhe zëvendësministrin Hajdaraj dhe gjithë kolegët tjerë e kanë pasë për detyrë që të angazhohen në funksion të implementimit të këtij projekti”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

“Tashmë këtu ka filluar faza e fundit e asfaltimit të të gjitha rrugëve dhe blloqeve në ketë park më një infrastrukturë të duhur, duke përfshirë këtu edhe energjinë elektrike dhe mbi të gjitha është lidhja e rrugës me autostradën, në mënyrë që kompanitë të mos kenë nevojë farë të futën nëpër qytet por të lidhen direkt me autostradën”, ka shtuar Limaj. Ai ka përgëzuar ministrian Shala për një punë të shkëlqyer duke shtuar se me shumë kënaqësi po merrë pjesë në përfundimin e një projekti që ka premtuar.

“Ky është shembulli më i mirë se si ndihmohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kjo është politika jonë që ne vijmë e shtrimë dorën e shtetit, i kryejmë detyrat tona para njerëzve të cilët kanë iniciativën private si parakusht për të hapur vende të reja të punës. Ky është ai veprimi në vepër për të cilin ka nevojë Kosova dhe ne nuk do ndalemi. Do shkojmë çdo qytet në Kosovë për të ndërtuar parqe të tilla që bizneset të mos kenë më nevojë të shpenzojnë paratë e veta për përmirësimin e infrastrukturës të cilat mund ti kryej shteti dhe ata të fokusohen direkt në rritjen e prodhimit dhe fuqizimit të bizneseve të tyre”, ka përfunduar Limaj.

Ministri Shala nga ana e tij ka thënë se kjo zonë ekonomike tashmë ëahtë funksionale,me gjithë infrasteukturën përcjellëse që u nevojitet bizneseve që ta kenë më të lehtë të bërit biznes.

“Jemi në një zonë ekonomike, e cila është 160 hektarë, ku janë të vendosur mbi 70 biznese dhe me një investim 2.6 milionë euro të MTI”, u shpreh Shala.

(Kosova Sot Online)