Vodhën para në pompë derivatesh, arrestohen dy persona në Istog

  • 27 September 2019 - 16:21
Vodhën para në pompë derivatesh, arrestohen dy persona në Istog

Policia e Kosovës mbrëmë pas mesnatës është njoftuar se tek një pikë karburanti në Istog ka ndodhur një vjedhje, me ç’rast disa persona të panjohur janë futur në mënyre të dhunshme nga dritarja e banjës dhe kanë depërtuar në brendi të objektit për të vjedhur para të gatshme.

Njësitet relevante të Policisë së Stacionit Policor Istog bëjnë të ditur se kanë dalë në vendngjarje dhe i kanë mbledhur dëshmitë, me anë të të cilëve është arritur të behët identifikimi  dhe arrestimi i personave të dyshuar.

Bëhet fjalë për një 20 vjeçar shqiptar dhe një 19 vjeçar të komunitetit egjiptian.

Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit e kanë pranuar veprën e kryer, ndërsa të hollat e vjedhura u janë kthyer pronarit. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dy djemtë u dërguan në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)