Avokati i Popullit padit KQZ’në për diskriminimin gjinor në listat e subjekteve politike

  • 27 September 2019 - 17:05
Avokati i Popullit padit KQZ’në për diskriminimin gjinor në listat e subjekteve politike

Avokati i Popullit i ka parashtruar Gjykatës Themelore në Prishtinë (GjThP), gjegjësisht Departamentit të Përgjithshëm, padi me kërkesë për masë të përkohshme për siç thotë, “shkeljen nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të së drejtës për trajtim të barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes”.

Përmes një komunikate, Avokati i Popullit njofton se KQZ, sipas mandatit që ka i ka certifikuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë të propozuara nga subjektet politike për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2019, por nuk i ka pasur parasysh garancitë kushtetuese e ligjore sa i përket barazisë gjinore, në mënyrë specifike trajtimin e barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes.

Kjo është komunikata e plotë e Avokatit të Popullit:

Avokati i Popullit parashtroi padi kundër KQZ-së, përkitazi me diskriminimin gjinor

në listat e kandidatëve të subjekteve politike për Zgjedhjet Parlamentare 2019

Prishtinë, 27 shtator 2019 – Avokati i Popullit i ka parashtruar Gjykatës Themelore në

Prishtinë (GjThP), gjegjësisht Departamentit të Përgjithshëm, padi me kërkesë për masë të

përkohshme përkitazi me shkeljen nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të së

drejtës për trajtim të barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes.

KQZ-ja, sipas mandatit që ka, i ka certifikuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë të

propozuara nga subjektet politike për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së

Kosovës 2019, por nuk i ka pasur parasysh garancitë kushtetuese e ligjore sa i përket barazisë

gjinore, në mënyrë specifike trajtimin e barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të

pjesëmarrjes.

Së këndejmi, në përmbushje të mandatit që ka, Avokati i Popullit, si institucion i barazisë

sipas Ligjit për Barazi Gjinore dhe si institucion me kompetenca të përcaktuara edhe me

Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi, i është drejtuar GjThP-së me padi kundër KQZ-së,

duke kërkuar nga gjykata që të vendosë se:

1. Sjellja e KQZ-së e ka shkelur të drejtën për trajtim të barabartë të grave në të drejtat

zgjedhore dhe të pjesëmarrjes.

2. Të ndalojë ndërmarrjen e veprimtarive të cilat shkelin apo mund të shkelin të drejtën

për trajtim të barabartë, apo të kryejnë veprimtari të cilat eliminojnë diskriminimin

apo pasojat e tij në lidhje me trajtimin e pabarabartë të grave në të drejtat zgjedhore

dhe të pjesëmarrjes.

3. Ta publikojë në media vendimin i cili vërteton shkeljen e së drejtës për trajtim të

barabartë.

Për më tepër, Avokati i Popullit ia ka bashkangjitur padisë në fjalë kërkesën për masë të

përkohshme në procesin zgjedhor, mbi bazën e argumenteve që parashtron padia në fjalë dhe

i kërkon Gjykatës aprovimin e kësaj mase, me ç’ rast KQZ-ja, si palë e paditur, do të duhej t’i

rishikonte listat e partive politike, në mënyrë që ato të jenë në pajtim me dispozitat në vijim:

Ligji nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore, neni 6 [Masat e veçanta], paragrafi 8:

“Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore

dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë

përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse.”

Neni 14 [Partitë politike]:

“Partitë politike me aktet e tyre obligohen të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes

së barabartë të meshkujve dhe femrave në organet dhe trupat e partive, në pajtim me

dispozitat e nenit 6 të këtij ligji.”

(Kosova Sot Online)