Vjosa Osmani e quan Ramush Haradinajn frikacak

  • 27 September 2019 - 17:32
Vjosa Osmani e quan Ramush Haradinajn frikacak

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn frikacak.

Ajo gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Suharekë duke bërë fushatë për zgjedhjet e 6 tetorit. Ajo fillimisht ka thënë se LDK nuk do të japë amnisti askujt për krimet e bëra.

 “Për mua dhe LDK-në nuk ka asgjë më të shenjtë sesa beteja jonë për të ç’kapur shtetin nga ata që keqpërdorën dhe shkelën mundin dhe djersën e qytetarëve tanë. LDK nuk do t’i japë amnisti askujt për krimet”. 

Më tutje e ka quajtur Ramush Haradinajn frikacak për shkak se sipas saj ka ikur nga dialogu dhe ia ka lënë në duar Hashim Thaçit.

“Kufijtë e Kosovës me LDK-në janë të sigurt. Unë nuk do t’i iki dialogut dhe përgjegjësisë siç u ikën frikacakët e tanishëm dhe e lanë Kosovën në duart e Thaçit. Do ta përfaqësojë Kosovën dhe do ta mbrojë kushtetutën me çdo çmim”, ka deklaruar Osmani.

(Kosova Sot Online)