Haradinaj 'sulmon' rivalët, ende nuk po me bindin për...

  • 27 September 2019 - 17:57
Haradinaj 'sulmon' rivalët, ende nuk po me bindin për...

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot qytetarët e Junikut.

Në këtë takim, ai ka folur rreth situatës në të cilën gjendet Kosova, planet për Junikun e Kosovën dhe punët që janë kryer deri tash.

“Ju siguroj se edhe një herë, si dikur që na ka ra barra e madhe, krejt Kosovën e kemi pas në shpinë, me i strehu, me i çu, me i kthy e besa edhe me i kry punët që u dashtë me i kry. Pra, edhe njëherë do ta nxjerrim vendin prej një situate të çuditshme në të cilën ndodhet vendi 20 vjet mas lufte e kaq vjet pas shpalljes së pavarësisë. Pra, do i largojmë disa pikëpyetje”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për rivalët e tij politikë në garën për kryeministër, para qytetarëve.

“Unë në Junik jam si në shtëpinë time, nuk është në rendin tonë me i sha të tjerët, por ju siguroj se nuk po më bindin, kur po i dëgjoj të tjerët, pra nuk po më bindin se ia kanë dertin mjaftueshëm vendit edhe nuk jam i sigurt që e ardhmja e vendit tim është mirë me atë që po dëgjoj prej kundërshtarëve apo partive tjera. Pra, nuk po më japin garancë që as dialogu, as kufiri, as territori, as temat tjera janë të sigurta”, ka thënë mes tjerash ai.

 

Juniku i qëndresës historike dje, i bashkuar sot me konceptin 100% Kosovë, prapë po e shkruan historinë, duke iu...

Posted by Ramush Haradinaj on Friday, September 27, 2019

(Kosova Sot Online)