Vjen thirrja: Të arrestohet Shpend Ahmeti, ja lidhjet e tij me nëntokën kriminale!

  • 28 September 2019 - 07:38
Vjen thirrja: Të arrestohet Shpend Ahmeti,  ja lidhjet e tij me nëntokën kriminale!

“Duhet ndëshkuar këta hajna të pa shpirt. Pazaret që i thotë Agim këpurdha, për këtë mafi të nëntokës kriminale të Shpend hajnit dhe atyre langonjve që lehin pas tij, janë për të besuar, por nuk e di se ku është ajo prokurori. Në tokë të Kosovës nuk ka, me besoni mua dhe jo këtyre grupeve kriminale që e vjedhin popullin deri në asht”, thotë analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili së fundmi aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje, ka akuzuar rëndë drejtuesit kryesor të PSD-së, Shpend Ahmetin, Dardan Molliqajn dhe grupin, për lidhjet e tyre të fshehta me njerëz të bizneseve të ndryshme, gjë që nxitë dyshimin për lidhe të fuqishme korruptive të këtyre të apostrofuarve, për të cilët nga analistët politikë kërkohet që të zhvillohen hetime të detajuara nga ana e Prokurorisë.

Bahtiri ua zbardhi takimet e fshehura e në bodrume kandidatit për deputet nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj, siç thotë ai, me biznesmenë të fuqishëm, takime këto ku kanë qenë të pranishëm disa anëtarë të PSD-së përfshirë edhe Shpend Ahmetin.

Image
Reshat Badallaj

“Unë kam qenë prezent, ka qenë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka qenë Dardan Molliqaj, dhe kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati. Ata kanë qenë në qeverisje vetëm kanë qenë prapa perdeve. Zotëri Dardan e dinë shumë mirë që binte në atë podrumin aty poshtë dhe bisedoje me njerëz të fuqishëm të biznesit, e dinë ai me kënd”, është shprehur Bahtiri në një emision televiziv.

Pas zbardhjes së këtij rasti, kanë reaguar analistët politikë të cilët theksojnë se kaherë kanë qenë të ditura lidhjet e këtij grupi me rrjete të ndryshme mafioze, prandaj ky rast është vetëm një detaj i vogël i zbardhjes së pazarve pista të Dardan Molliqajt e Shpend Ahmetit me bizneset klienteliste që mbështesin PSD-në.

Analisti, Reshat Badallaj tha për "Kosova Sot Online" se kjo është dëshmi e pastër e zbardhjes së bashkëpunimit dhe pazareve të Shpend Ahmetit me nëntokën kriminale.

Pas kësaj akuze nga Agim Bahtiri, sipas Badallajt, prokuroria duhet të mos i mbylli sytë, por të fillojë hetimet se kush janë biznesmenët që qëndrojnë prapa Shpend Ahmetit, ngase vazhdimisht është thënë se janë pikërisht Devollët ata që qëndrojnë në prapa shpinën e Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut dhe Dardan Molliqajt.

Badallaj nuk përjashton dyshimin që edhe këtu të kenë qenë Devollët, pasi sipas tij, është i njohur kaherë Shpend Ahmeti për lidhjet e tij me grupin Devolli.

“Nuk e di se ndoshta dikush e ka vënë në dyshim hajnin e Shpend Ahmetit, kur botërisht dihet se ky e ka hajnin në gjak dhe ka pasur ca këlysh të tjerë që e ndiqnin në hapat e tij pas hajnisë. Për këtë edhe populli me shumë të drejtë ia ka vënë nofkën Shpend hajni dhe Shpend jahti, sepse është kapur me pelë për dore në hajni”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, Shpend Ahmeti dhe grupi i tij po vazhdojnë jo vetëm t’i ruajnë, por edhe ripërtërijnë lidhjet e tyre me krimin.

“Shpend hajni ka kohë që është i ngjizur me bandat më kriminale të nëntokës, dhe tani kanë filluar edhe më tej të zbardhen një nga një dhe nga vetë hajnat sepse hajnia do ia ha kokën e tyre”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Ai poashtu thotë se dihet që Shpend Ahmeti ka akoma procedurë penale për hajni, dhe se akoma vazhdojnë të merren me këtë zejë bashkë me grupin, sepse hajnia është sëmundja e tyre.

“Ky grup kriminal i nëntokës, po të mos ishte hajnia dhe krimi i organizuar, kishin vdekur moti, por hajnia i mban në jetë dhe prandaj lehin si të çartur”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

E sipas Badallajt, fajtori kryesor pse ky grup, të cilin e akuzon Agim Bahtiri për lidhje të dyshimta me bizneset e fuqishme, duhet të kërkohet në Prokurorinë e Kosovës që nuk po i ndjek dhe nuk po i arreston.

“Sërish jam i detyruar të kthehem te faqja e zezë, e prokurorisë. Po të kishte prokurori të njëmend, të mirëfilltë në Kosovë, a e dini ju se nuk do i zinin burgjet krye hajnat e peshave të rënda që janë veshur me xhaketën e shtetit, këtu përfshi edhe Shpend hajnin që beri sallamadi dhe katrahurë Prishtinën, ky do ishte moti në Dyz, por ja që nuk ka prokurori”, tha analisti Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti Badallaj shpreson që fillimisht ky grup kriminal do të ndëshkohet nga populli, e pa shumë vonesë do vjen edhe moment kur të ngjallet drejtësia e të ndiqen edhe penalisht e të dërgohen atje ku e kanë vendin, në burg.

“Duhet ndëshkuar këta hajna të pa shpirt. Pazaret që i thotë Agim këpurdha, për këtë mafi të nëntokës kriminale të Shpend hajnit dhe atyre langonjve që lehin pas tij, janë për të besuar, por nuk e di se ku është ajo prokurori. Në tokë të Kosovës nuk ka, me besoni mua dhe jo këtyre grupeve kriminale që e vjedhin popullin deri në asht”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova sot Online)