Zbulohet sekreti: Ja pse partitë politike po e fshehin të vërtetën e dështimit...

  • 28 September 2019 - 07:44
Zbulohet sekreti: Ja pse partitë politike po e fshehin të vërtetën e dështimit...

"Fjalori acarues dhe përdorimi i fjalëve të ndyra nga ana e kandidatëve, në këtë fushatë zgjedhore, është dëshmia më e mirë se partitë politike në Kosovë nuk kanë se çfarë t'i ofrojnë elektoratit. Ose më mirë të them, nuk duan t'i ofrojnë asgjë, sepse ata duan të vazhdojnë me këtë qeverisje siç kanë qeverisur në dy dekadat e fundit”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Faik Krasniqi konsideron se edhe pse të gjitha partitë politike garuese në këto zgjedhje, kanë qenë të vetëdijshme që mandati i PAN-it do të përfundojë para kohe dhe vendi do të detyrohet të shkojë shpejtë në zgjedhje të reja, nuk janë përgatitur me kohë për këto zgjedhje, dhe nuk e kanë marr me seriozitet angazhimin për të hartuar ofertë serioze, program zgjedhor për qeverisjen e re të vendit, që do të ishte i zbatueshëm dhe bindëse për qytetarin.

Image
Faik Krasniqi

Sipas Krasniqi, kjo është edhe një arsye pse edhe pjesa zyrtare e fushatës zgjedhore, sikurse ishte para fushata, po vazhdon me fjalor të acaruar, sharje e fyerje banale, ndonjëherë edhe me ofendime të rënda nga oponentët e shumicës së partive politike ndaj njëri-tjetrit.

Këto sjellje me mungesë kulture për debat ,kanë ngjallur edhe reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të KMDLNJ-së dhe organizata joqeveritare, që kanë kërkuar nga partitë të sillen me mirësjellje dhe në përputhje me ligjin gjatë fushatës, por ato përsëri po vazhdojnë me avazin e tyre.

Analisti politik, Faik Krasniqi tha për “Kosova Sot Online”, se do të ishte shumë më e sinqertë që këto parti politike të mos mashtrojnë fare qytetarin kinse po shpalosin programe të reja, por ta thonë të vërtetën dhe vetëm të presin datën e zgjedhjeve se kush si do të renditet për të qeverisur vendin,

“Ssepse ky është qëllimi i tyre parësor, kapja e shtetit dhe jo alternativa e re, më e mirë për qytetarin. Fjalori acarues dhe përdorimi i fjalëve të ndyra nga ana e kandidatëve, në këtë fushatë zgjedhore, është dëshmia më e mirë se partitë politike në Kosovë nuk kanë se çfarë t'i ofrojnë elektoratit. Ose më mirë të them, nuk duan t'i ofrojnë asgjë, sepse ata duan të vazhdojnë me këtë qeverisje siç kanë qeverisur në dy dekadat e fundit”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

E duke qenë kështu, Krasniqi thotë se këtyre partive ju duhet vetëm formalisht vota e qytetarit, sepse qytetarin janë duke e injoruar skajshmërisht me sjelljet e tyre banale, të pa kulturuara dhe tepër të pa qytetëruara.

“Kjo tregon se atyre u duhet vetëm vota e atyre(qytetarit) me të cilët janë mësuar lehtë për të manipuluar. Në fund të fundit ky fjalor mundë të thuhet se është edhe në mentalitetin e shumicës së popullatës së këtij vendi, pasi po i tolerojnë sjelljet e tilla të partive politike dhe individëve të tyre. Pra po duket sikur ky popull edhe kënaqet kur dëgjon fjalor ofendues dhe kërcënues që bëjnë ndaj njeri-tjetrit rivalët e ndryshëm politik që për mendimin tim janë njerëz të pa edukuar dhe me atë mentalitetin e ulët fshataresk të odave të dikurshme me njerëz të pa edukuar e të pa shkolluar”, përfundoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)