Zbulimi skandaloz për Kadri Veselin: Kompania serbe ia bën fushatën PDK-së

  • 28 September 2019 - 07:52
Zbulimi skandaloz për Kadri Veselin: Kompania serbe ia bën fushatën PDK-së

“Nga krejt kjo del se udhëheqësit e PDK-së, si Thaçin ashtu edhe Veselin me Edvin Ramën dhe Aleksandër Vuçiqin i bashkon ideali për ndarjen e Kosovës, të cilët për këtë arsye edhe përdorin bashkë, po të njëjtën kompani dhe mënyrë të të bërit fushatë elektorale për ngritje dhe qëndrim sa më të gjatë në pushtet”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se e njëjta kompani që ia bën fushatën presidentit serb Aleksandar Vuçiq, fushatën është duke ia bërë edhe PDK-së së Kadri Veselit.“Kanë marrë kompani të huajën. Të njëjtën kompani që e ka Vuçiqi dhe Rama, e njëjta kompani po ia bën fushatën edhe Vuçiqit. A është koniçidencë kjo? Mendoj se duhet dikush me dhënë llogari”, ka thënë Haradinaj.

E akuzat e Haradinajt, janë vlerësuar si një e vërtetë e besueshme, por tepër skandaloze si veprim që mundë ta ketë bërë Kadri Veseli.

Image
Gani Qarri

Analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online” tha se Veseli e ka angazhuar atë kompani që e kanë për “zemër” Vuqiq dhe Rama, pasi që ata janë edhe ortak bashkëpunues me Hashim Thaçin, dhe nëpërmes kësaj lidhje treshe, kreator të planit për ndarjen e Kosovës, kjo kompani është angazhuar për t’ia bërë fushatën PDK-së dhe Kadri Veselit, për t’i mbajtur në pushtet së bashku mbështetësit e këtij projekti.

Prandaj sipas Qarrit, angazhimi i kësaj kompanie ka prapavijë të pastër të pazareve për marrëveshjen Thaçi- Vuçiq, për shkëmbimin e territoreve, pazar i përgatitur me kohë në prapaskenat e bisedimeve.

“Duket hapur se Hashim Thaçi, Edvin Kristaq Rama dhe Kadri Veseli, janë aq shumë të dashuruar në Serbinë dhe të impresionuar mbi çdo masë normale nga Aleksandër Vuçiqi, sa që përveç gatishmërisë për t`ia falur atij edhe gjysmën e Kosovës,as orarin ditor të ushqimit dhe mënyrën e të bërit fushatë zgjedhore,në vend të vet, nuk mund ti përpilojnë pa udhëzimet e Vuçiqit. Madje Vuçiqi i ka disiplinuar dhe futur ata deri në atë shkallë, nën kontrollin e tij personal, sa që jo vetëm se ua dirigjon gjithë fushatën zgjedhore, por angazhon e ndoshta edhe e financon vet kompaninë e preferuar prej tij, për perfeksionimin e tubimeve me votuesit e PDK-së, vetëm e vetëm, që nxënësit e tij të dëgjueshëm, Hashim Thaçi e Kadri Veseli të mbeten sa më gjatë në pushtet, apo mundësisht deri atëherë kur këta të cilët paraprakisht e ndanë Mitrovicën, të arrijnë ta ndajnë edhe Kosovën dhe pjesën më të pasur e vitale të saj, t`ia falin Serbisë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Gani Qarrit, atë që nuk e bëri publike PDK, e shpalosi Ramush Haradinaj duke dëshmuar si e njëjta kompani që ia bën fushatën presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Serbi, është duke ia bërë fushatën aktualisht edhe PDK-së në Kosovë, dhe ky është zbulim i “dekadës”, por skandaloz, sepse aty është hisedar edhe Edi Rama, që përbënë treshen e akordimit për marrëveshjen për ndarjen e Kosovës.

“Nga krejt kjo del se udhëheqësit e PDK-së, si Thaçin ashtu edhe Veselin me Edvin Ramën dhe Aleksandër Vuçiqin i bashkon ideali për ndarjen e Kosovës, të cilët për këtë arsye edhe përdorin bashkë, po të njëjtën kompani dhe mënyrë të të bërit fushatë elektorale për ngritje dhe qëndrim sa më të gjatë në pushtet”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Pra sipas Qarrit, siç dëshmon Haradinaj, pas Aleksandër Vuçiqit e Edvin Kristaq Ramës,me udhëzimet e presidentit serb, tanimë edhe PDK ka marrë këtë kompani të huajën, të njëjtën që ka udhëhequr edhe fushatën e Vuçiqit.

“Në këtë mënyrë Ramush Haradinaj jo vetëm se akuzon me të drejtë ish partnerin e tij ne koalicion, Kadri Veselin, por po bënë publikisht të ditur për gjithë opinionin e vendit, se ky është edhe nje skandal i PDK-së dhe Kadri Veselit, si dhe dëshmi e bashkëpunimit të pareshtur të Hashim Thaçit dhe udhëheqësit aktual të PDK-së, Kadri Veselit me kompanitë serbe. Madje, megjithëse bashkëpunimi i udhëheqësve të PDK-s, me Serbinë nuk ka pushuar asnjëherë dhe nuk është i ri as i panjohur,për shqiptarët, sidomos kooketimi i përfaqësuesve më të lartë të saj me bandat serbe në Veri të vendit, deklarata e Haradinajt në këto momente, mund të konsiderohet plotësisht e drejtë dhe një goditje e rëndë për Kadri Veselin”, përfundoi analisti, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)